B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Roitja natyrale e bletëve

Shko poshtë 
+10
Baki
zaplluxhani
Pashun Memisha
samidin
istref rexhepi
premtim berisha
Artan
fati
Shpetimi
Valon Mustafi
14 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Roitja natyrale e bletëve    Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty04.05.12 21:19

Pershendetje z Premtim
Fenomeni i kthimit te Luzmes (Rojit-Roitje) eshte nje fenomen qe ndodh tek bletet
Shkaku i vetem eshte mungresa e mbretereshes ne kete luzme,pra ajo eshte mbledhur diku ose ne fusim ne zgjua dhe te nesermen ose dhe qofte pas nje ora e me mbrapa nuk e gjejme me atyr >Po qe se dime dhe cile eshte zgjoi qe ka leshuar luzmen eshte mjaft e lehte per te kuptuar ne se Luzma apo roitja eshte kthyer
1-Rralle ndodh ne roitjen e pare dhe kjo per shkakun e demtimit te mbretershes gjate fluturimit
2-Me shpesh ndodh me roitjet e dyta te treta apo te katerta
a-kur ka me shume se nje mbretereshe per te roitur,ato si rregull duhet te dalin te gjitha ne fluturim,ne qofte se ndonje nga mbretereshat gjate fluturimit rikthehet tek roitja e mbledhur e cila eshte mesuar me tingujt e te dy apo me teper mbretereshave ve re mungesen e njeres sherben si shkak per rikthim ne zgjua
b-Pas stanbilizimit te roitjes pra te qetesimit te saj pasi lemshi eshte krjuar ose mbledhur ne zgjua dha pasi ka pushuar zukatja e roitjes fillon lufta per ekzistence midis mbretereshave dhe nga kjo lufte nk del asnje fituese bletet kuptojne mungsen e tyre dhe sa hap e mbyll syte ato perfundojne andej nga kane ardhur
c-Kur gjate fluturimit mbeten rruges mbretersha dhe lemshi krijohet vetem me nje mbretershe ato perseri ose rikthehen ne zgjua ose nje pjese e tyre riktheht ne zgjua dhe permasat e lemshit zvogelohet ne maksimum deri sa nje grusht dore
Nga Gjirokasta
Pashuni

Mbrapsht në krye Shko poshtë
samidin
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : DB

Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Roitja natyrale e bletëve    Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty23.05.12 22:54

Te nderuar antar te forumit une me heret e kam ba nje pyetje
por pergjigje nuk kam marr nga ju.Pra une nje antar i ketij forum
para me shume se dy javesh iu kam drejtuar Valonit
per nje qeshtje qe esshte duke me brengos me te madhe
por nga asnje antar i forumit nuk u gjet qe te me pergjigjet.Por une nuk i humbi shpresat qe Valoni apo ndonje antar tjeter do te me pergjigjet sa te jet e mundur me shpejt.Une Samidini mbes me shpres se nje dite do te marr pergjigje nga ju.Me nderime
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Roitja natyrale e bletëve    Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty24.05.12 8:29

Te pershendes Samidin.

Per ceshtjen e pare, Ne qoftese kolonia e bletetve del nga dimir me 4 korniza me blete nga 8 korniza qe i kishta para dimirit , kjo eshte normale. ( nuk thua shyqyr qe i ke gjalle , se ka shume bletare qe i kane humb per fare bletet) . Kolonite e mia hyne ne dimer me te pakten 10 korniza me blete dhe ne prill mezi i kishin nga 3 korniza me blete.
Keto koloni me 4 korniza mund te shkojne shume shpejt ne koshere me 10-16 korniza gjate sezonit te mjaltit. Por kjo varet nga shume gjera. E para mosha e mbretereshes, E dyta sasia e nektarit ne zonen ku i ke bletet. E treta, moti, nese ben kohe e keqe mos prit te kesh koloni te forta. E katerta , ishalla nuk ke semundje gjate kesaj kohe.

Keto koloni mund te shtohen shume mire deri sa te arrijne piken e 'roitjes" natyrale , qe gjithashtu varet nga shume faktore , si volumi i kosheres, mosha e mbretereshes etj etj etj.

Persa i perket "kenges" se mbretereshes para se te roise, mos u lodh kot se nuk ke per ta ndigju ndonjehere , vetem nese ke nje jetet te tere qe merresh me bletet. Pra mos u bazo tek ky kriter per te parandaluar roitjen natyrale. Ka shume fafktore , dhe elemente te tjera qe duhet ti njohesh per te kuptuar nese nje koloni do te roisi apo jo. "kenga e mbretereshes eshte nje kurjozitet i bukur , por vetem kaq.


Per mendimin tim duhet te lexosh ndonje liber ( ose artikull) qe flet per roitjen natyrale , dhe me duket se dhe ne kete forum ka bletare qe e kane trajtuar kete teme.

Persa i perket fatktit qe nuk ke marre pergjigje per pyetjen tende , mos u merzit. Kjo nuk do te thote qe nuk duam te te pergjigjemi, por subjekti i "kenges se matkes" eshte vertet dytesor. Kurse per roitjen natyrale duhet te lexosh nje cike ndonje liber.

Ne kete moment, me sa korniza me blete i ke kosheret ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Roitja natyrale e bletëve    Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty25.05.12 21:11

Z Samidin
Shkurtimisht po te jap nje informacion per kenget e mbretereshave
• a-Kendojne vetem mbretereshat e reja
• Kenget e tyre jane menyre komunikimi midis tyre dhe bleteve
• Me komunikimin ato arrijjne te kuptojne disa procese qe do te ndodhin tek bletet sic eshte rasti i roitjeve te dyta e ne vazhdim deri 4-5 rralle dhe me shume
• Mbretereshat e celura pikesepari leshojne tingullin qe i perafrohet kakarisjes se pulave qe duan te bejne veze,me kete rast ato diktojne se sa konkurrente te tjera jane ne zgjua me te cilat ato do te nisin pas roitjes (luzmes) betejen per egzistence
• Me kete tingull ato u bejne me dije zgjoit per roitjen qe do te ndodhe pra largimin e tyre me qellim mobilizimin e nje pjese te bleteve per tu larguar nga zgjoi instikt per te krijuar nje koloni te re
• Tingujt per cdo mbretereshe kane degjim te ndryshem pasi kurre nuk jane njesoj
• Tingujve qe leshojne mbretereshat e reja i degjojne dhe ato te cilat jane gati duke dale nga cibuket
• Keto te fundit ju pergjigjen atyre te celurave me nje tingull komplet ndryshe me kuak kuak te ngjashem me kengen e bretkosave
• Kur keto te fundit pergjigjen me kuak-kuak presim roitjen dhe ky fenomen eshte me se i sigurte
• Duhet te theksoj se jo gjithnje mbretereshat e reja kendojne ,ato do te kendojne vetem ne se ne zgjua ka nisur procesi i roitjes dhe pas roitjes se pare do te presim te degjojme vazhdimisht 24 ore non stop kenget e tyre deri sa te mbaroje roitja e fundit ,pas kesaj vendosin bletet per te nderprere procesin e roitjes ,ne kete rast ndodh sic ndodh procesi i zevendesimit te mbretereshes duke lejuar nje mbretereshe dhe instikti i roitjes eshte mbylur
• Ka dhe nje tingull te trete qe ndodh me mos pranimin e e zevendesimit te mbretershes se re te futur ne nje zgjua kur do te bejme nderrimin e tyre.Tingulli eshte i vecante si ankimues ose si qares >Ky tingull eshte reagim ndaj mospranimit te mbretereshes e cila me siguri matematike do te egzekutohet pavaresisht se zgjoi nuk ka mbretereshe
Fenomenin e kenges se mbretereshave shume bleterites e shfrytzojne per prodhimin e mbretereshave dhe shtesave te reja midis tyre dhe une e perdor me mjaft efikasitet
Kenget e tyre degjohen kur mbeshtetet veshin ne faqen e jashtme te zgjoit ne cdo kohe ,kupton menjehere se sa mbreteresha jane te celura,nga ato mund te zgjedhesh ke deshiron pasi gjenden mjaft lehte pasi dhe kur punon me zgjoin ato vazhdimisht kendojne dhe levizin mjaft shpejt,po keshtu degjon dhe se sa te reja do te celin
Bleterritesi mund te ndaloje ne cdo kohe roitje te metejshme pasi eleminon mbretershat e celura dhe te pacelura
Shkurtimisht per te patur nje ide mbi to pasi per te kuptuar se si zhvillohet dhe se si mund te shfrytezohet procesi natyral i kenges se mbretereshave duhet me patjeter nje eksperience mjaft e gjate me bletet
Pershendetje
PASHUNI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zaplluxhani
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : 13 LR KOSHERE

Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Roitja natyrale e bletëve    Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty05.06.13 23:59

Pershendetje Valon kam nje pytje per ju bletaret me pervoj e sidomos per ty Valon:Pikrisht sot diku rreth ores15 e 30 nje blet ka rojit qe eshte ma interesant moti ka qene shum i keq dhe duke ra shi i qet dhe i imet ne qat moment ka rojit bleta.Une ne shkrimet tuaja dhe ne literatur kam lexuar se bleta mund te rojit nga ora 9 e deri ne ora 14 si dhe moti duhet te jet i mire dhe me diell.A ka mundesi mem tregue se qka e ka shyr ne kete koh bleten ne rojit .Une jam munduar ta mbledh me nje kosh te vjeter sepse ka fillue me u ngjit neper koshere tjera,njekohesisht binte shi ato fluturonin e besa edhe jane mbytur shu ja kam arrit te mbledh nje koshe te thurur,por kur e kam fut ne sendek drrase nuk ka patur me shum se dy korniza me blet tash nuk jam i sigurt a e ka amen dhe a mund te mbijetoj.Cfar me preferoni ju dhe a ka mundesi qe ate blet ta bashkoj me nje tjeter qe eshte gati me rojit sepse amat ne kaer kosheret e tjera jane duke kenduar.te lutem ma jep nje keshill nese mundesh apo mund te me keshillon edhe ndonje bletar tjeter i forumit.PRA cfar te bej me kete rojin e ri i cili ka vetem dy apo tre korniza me blete.a mund te i bashkoj me nje tjeter dhe si mund ta beje kete pune.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Roitja natyrale e bletëve    Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty06.06.13 19:56

Zaplluxhani eshte e vertete qe bletet zgjedhin diten me mot te mire e te volitshem per roitje. Por, kjo ndodh gjate roitjes se pare te shoqerise. Gjate roitjeve pasardhese kjo "rregull" nuk vlen. Si shembull eshte edhe rasti yt. Me siguri behet fjale per ndonje luzme te dyte, te trete ose...

Varet prej teje se cfar ke ndermend te besh. Neqoftese deshiron te shtosh numrin e shoqerive, atehere mos e bashko, por ndihmoji me ndonje kornize me larva dhe ushqim. Shoqerise se re lirisht mundesh ti shtosh edhe blete nga shoqerite tjera...

Suksese!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
Baki
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Roitja natyrale e bletëve    Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty07.06.13 15:02

Zotri Vlon deshta te pyes edhe une në dhidhje me roitjet sidomos me pak miz dotethot se mundemi me mej shtu edhe blet nga shoqrit tjera, qka dote thot se shoqrija e re i pranon. Falemderit per kete keshill shumë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lipjani
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : LR

Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Roitja natyrale e bletëve    Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty10.06.13 5:19

Së pari ju përshëndes te gjithëve bletar të nderuar, desha me bo nje pyetje nese munet dikush me me provoj me ma spjegu nje fenomen qe me ka ndodh dje ne bletoren time
Pasi eshte kap rreshemi ne peme (i ndar ne tri pjes) une e prita me u bashku siq edhe duhet po per nje moment ajo filloj te kthehej prap ne koshore , kjo ishe pytja ime nese mundet kush me u pergjegj ....


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Roitja natyrale e bletëve    Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty10.06.13 10:48

Baki Zejnullahu shkruajti:
Zotri Vlon deshta te pyes edhe une në dhidhje me roitjet sidomos me pak miz dotethot se mundemi me mej shtu edhe blet nga shoqrit tjera, qka dote thot se shoqrija e re i pranon. Falemderit per kete keshill shumë

Shoqerise se re (luzmes) pasi te jete stabilizuar ne kosheren e re, mund ti shtohen (shkunden) blete nga kosheret tjera, duke zgjedhur kornizat te cilat kane shtrat te hapur larvash (qe d.t.th. blete te reja).


Lipjani shkruajti:
Së pari ju përshëndes te gjithëve bletar të nderuar, desha me bo nje pyetje nese munet dikush me me provoj me ma spjegu nje fenomen qe me ka ndodh dje ne bletoren time
Pasi eshte kap rreshemi ne peme (i ndar ne tri pjes) une e prita me u bashku siq edhe duhet po per nje moment ajo filloj te kthehej prap ne koshore , kjo ishe pytja ime nese mundet kush me u pergjegj ....

Lipjani, ne rastin tend me siguri behet fjale per luzme te ciles i ka humbur mema gjate aktit te roitjes. Ne keto raste luzma kthehet perseri ne kosheren nga e cila ka dale...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
zaplluxhani
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : 13 LR KOSHERE

Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Roitja natyrale e bletëve    Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty13.06.13 17:14

Pershendetje te gjithe antarve te ketij forumi.Kam nje pyetje per te gjithe bletare me pervoj e sidomos per ata me nje eksperienc te gjate ne bletari:Dua te dij dhe me intereson shume te marre ndonje njohuri nga ju bletar te nderuar,me interesone se a ka mundesi ama e re ende pa dale roji i ri qe do te thot kur e bene pergaditjen per me rojit a mund te ndodh qe ama te mbarsohet ende duke qene ne kosheren e vjeter.F
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Roitja natyrale e bletëve    Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty14.06.13 15:01

Zaplluxhani, amat fekondohen vetem jashta koshereve te tyre gjegjesisht ne natyre, pa perjashtime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
Baki
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Roitja natyrale e bletëve    Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty17.06.13 14:16

Zotri Valon deshta te pyes diqka ty apo bletarëve me pervoj që mua dje me ka ndodh isha para bletores dhe i shikojsha bletet ishte ora 16:00 pas pak  shikova rasisht ne bar tok pash tri a kater blet me nje fije bari u ofrova dhe i kapa me dor kur aty ishte nje mbreteresh dhe u habita por ajo nuk u largojke nga dora kisha deshir te fluturoj edhe te gjej kosheren e vet  me rrike ne dor tash isha disi i hamendur ku ta di se nga e cila familje ka dal. Vendosa amen ne nje kutij ushqimi ne at pjesen ku qitet sherbeti dhe fillova pas nje ore mej shikur bletet ku te cilat kan qel ama te reja dhe jan te pa mbarsueme. Ne 5 familje i gjeta mbretresha e me njeren familje me 5 korniza nuk mujta me gjet ku kete familje e kam nda nga nje familje tjeter dhe mbretresha pas 5 dite pas nje kontrolli pash qe mbretresha ka qel dhe dy qebuk tjer i kishte pas shkatrruar . Pastaj e mora kutin e ushqimit dhe e vura mbi koshere aty ku ushqehen dhe filluan bletet dhe u grumbulluan ne kuti dhe ne ate vrimen posht  ku kalon sherbeti  e ushqejshin mbretereshen i kam lan nja gjysem ore ashtu dhe jakam hjekun ate pragun ndermjet tyre dhe me knaqesi kan hyr mbrenda ne koshere. Se di a kam vepruar mir apo ke ndonje sygjerim, keshill per mua qe te jem te pregaditur  tjeter her. Ju falemnderit dhe ju uroj suksese te gjth bletarve .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
prishtinasi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : lr

Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Roitja natyrale e bletëve    Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty28.07.13 23:54

pershendetje
jam fillestar dhe kam bler nje blet e cila ka qen e pa shtuar apo me shkuret qe nuk ka leshuar ne ket vit *keshtu me ka then personi nga i cili e kam bler* dhe kam nje pytje
blet ka mjafte gjithesi ka edhe larva mjafte a mundet te shtohet ne ket vit pasi dua te rris nr e tyre per shkak te siguris se si do jet ky vit i lehte apo veshtir
edhe nje pytje nuk ka edhe aq mjalte ne te jam ne dilem se qfar po ndodhe ju flm per mirkuptim dhe kohen qe do e ndani per te me keshilluar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Roitja natyrale e bletëve    Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty30.07.13 8:18

prishtinasi shkruajti:
pershendetje
jam fillestar dhe kam bler nje blet e cila ka qen e pa shtuar apo me shkuret qe nuk ka leshuar ne ket vit *keshtu me ka then personi nga i cili e kam bler* dhe kam nje pytje
blet ka mjafte gjithesi ka edhe larva mjafte  a mundet te shtohet ne ket vit pasi dua te rris nr e tyre per shkak te siguris se si do jet ky vit i lehte apo veshtir
edhe nje pytje nuk ka edhe aq mjalte ne te jam ne dilem se qfar po ndodhe ju flm per mirkuptim dhe kohen qe do e ndani per te me keshilluar.

Pershendetje.

Sezona e roitjes pothuajse ka mbaruar. Te rralla jane rasten e leshimit te bleteve ne kete kohe. Neqoftese deshiron te shtosh numrin e shoqerive, atehere bere ate vete. Eshte e pelqyeshme qe ne kete kohe te keshe ameza te gatshme gjate ndarjes se shiqerive...

Cdo te mire.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
Baki
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Roitja natyrale e bletëve    Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty05.06.14 9:40

pershendetje bletar te nderuar
deshta nje pyetje nga ju me pervoj. Javen e kaluar ka roitur nje blet dhe e futa ne koshere dhe e vendosa ne vendin e caktuar kishte 6 korniza me blet dhe te nesermen para kosheres pash dy mbretresha të vdekura. u bera merak dhe bere nje kontroll kosheres e pash mbretreshen mbrenda ju bere edhe dy tjerave per rreth edhe ato i kishin mbretreshat. ne keso raste po ndodhka me pas nje e me shum mbretresha ne raste tjera ksi lloji a mundem me e nda ne menyr proporcionale te pakten ne dy pjes nese pas kontrollit hasi te pakten me dy mbretresha. Ju falemnderit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kushtrim zekaj
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : LR

Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Roitja natyrale e bletëve    Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty24.01.15 21:40

Pershendetje te gjith forumin jam nje bletar i ri po kam lexu dhe prap lexoj se me intereson ta di shum per bleten kam ba disa video ne youtube qe perdorin snak stiroduridhe e kam ponu vet nja e kam provu shum mir asht dhe shum po i pelqen e vetmja asht qe nuk ka blet te vdekura te dera dhe numri i saj asht shum i madh deshta me ju drejtu Valonit dhe te tjerve se qa jau mer mendja ju pershendes suksese ne bletari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
osmani
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : 3

Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Roitja natyrale e bletëve    Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty20.03.16 22:50

Pasi te ndajsh bleten ne dysh edhe njeren e ven amzorin pa dal ama me tregoni sa koh shkpon deri sate del ama edhe si vazhdon procedura ,,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Roitja natyrale e bletëve    Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty21.03.16 14:47

osmani shkruajti:
Pasi te  ndajsh bleten ne dysh edhe njeren e ven amzorin pa dal ama me tregoni sa koh shkpon deri sate del ama edhe si vazhdon procedura ,,

Pershendetje.

Ames i duhet afer 16 dite kohe nga stadi i vezes e deri sa te cele.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
Sponsored content





Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Roitja natyrale e bletëve    Roitja natyrale e bletëve  - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Roitja natyrale e bletëve
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» shermat roitja natyrale
» Roitja e bletëve me metodën e Somerford-it
» Ndarja e bletëve në mënyrë artificiale (roitja e kontrolluar)
» Parandalimi i luzmes ( roitjes ) natyrale
» VENDODHJA E BLETEVE TE MIA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Bletërimi, zgjuat (kosheret) dhe pajisjet :: Roitja e bletëve :: Roitja natyrale-
Kërce tek: