B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 BAGRENI (Robinia pseudoacacia)

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

BAGRENI (Robinia pseudoacacia) Empty
MesazhTitulli: BAGRENI (Robinia pseudoacacia)   BAGRENI (Robinia pseudoacacia) Empty14.01.11 15:01

BAGRENI (Robinia pseudoacacia)
Sistematika:
Tipi: Magnoliophyta
Klasa: Magnoliopsida
Rendi: Fabales
Familja: Fabaceae
Nënfmilja: Faboideae
Gjinia: Robinia
Lloji: Rоbinia pseudoacacia

Bagreni e ka prejardhjen nga Amerika veriore. Është bimë drurore e cila rritet në lartësi deri 20 e më shumë metra, me kurorë te degëzuar dhe degë të pajisura me ferra. Karakteristike është helmueshmëria e pothuajse të gjitha pjesëve të bagrenit, përveç luleve. Lulet janë me ngjyrë të bardhë të vendosura nga 15-20 në lulesa në formë të kalaveshit të rrushit. Lulëzimi i bagrenit fillon në muajin maj. Në vendet më të ulëta lulëzimi fillon që në ditët e para të majit, ndërsa në ato vende me lartësi më të madhe mbidetare, lulëzimi është më i vonshëm, kah fundi i majit. Ky lulëzim jo i njëhershëm ju mundëson bletarëve që të shfrytëzojnë më tepër se një kullotë të bagrenit, d.t.th. ajo të zgjatet. Në një vend (lokalitet) lulëzimi i bagrenit zgjat 10-15 ditë.

Sa për orientim të bletarëve për fillimin e çeljes së bagrenit me qëllim të parapërgaditjes së shoqërive të bletëve për këtë kullotë të begatshme, port ë shkurtë, mund të shërbejë lulëzimi i disa bimëve tjera, si p.sh. kasjija fillon te çelë rreth 35-40 ditë para bagrenit, ndërsa kumbulla e egër 30 ditë përpara. Si orientim mund të jetë gjithashtu edhe vetë bagreni: pas rreth 40 ditëve nga paraqitja e sytheve të para, pritet të fillojë lulëzimi. Kuptohet se këtu ndikojnë edhe faktorët e mjedisit, veçanërisht ato klimaterik.

Në kushte normale bagreni paraqet një ndër kullotat më të qëndrueshme e më të sigurta të bletëve. Bagreni është mjaltëdhënës edhe atëherë kur lulëzimi është i hershëm, por edhe atëherë kur ai është i vonuar. Është me rëndësi që lulet gjatë zhvillimit të tyre mos të ngrijnë, bima të jetë e begatshme me lule dhe në kohën e lulëzimit të mbretëroj mot i ngrohtë dhe me diell. Kushte më të volitshme për tajitjen e nektarit të bagrenit janë netët e ngrohta, mëngjeset me vesë e ditët e ngrohta (jot të nxehta) dhe pa erë. Temperatura e ajrit të jetë rreth +25°C.

Kushte jo të mira e të papërshtatshme janë temperaturat e larta mbi +28°C (në tempëratura mbi +30°C, bagreni nuk tajit nektar), mjegulla, si dhe rrërat. Sa u përket erërave, shumë më pak e dëmtojnë mjaltëdhënien erërat e ftohta se sa ato të nxehta. Këto të fundit i thajnë lulet e më këtë ndërpritet plotësisht tajimi i nektarit. Rol të rëndësishëm në mjaltëdhënie luan edhe përmbajtja e dheut, si dhe lartësia mbidetare. Në lartësi mbidetare mbi 700m-800m, bagreni më pak jep mjaltë ose aspak.

Si zakonisht lulëzimi i bagrenit fillon para se të çelin gjethet. Nëse ndodh e kundërta atëherë numri i luleve do të jetë më i vogël që sjell deri te zvogëlimi i rendimentit në mjaltë.

2-3 ditët e para të lulëzimit mjaltëdhënia e është më e dobët e pastaj vrullshëm rritet që në ditën e 5-7 të arrijë kulminacion.

Bagreni është mjaft i pasur me nektar, ndërsa nga ana tjetër shumë i varfër me polen. Shtesat ditore për zgjua në kullotën e bagrenit janë 3-5 deri 10 kg. ka raste kur shtesat ditore arrijnë deri 20kg. Nga kjo kullotë, mund të grumbullohen 10-40kg mjaltë për vjelje.

Në një kullotë të tillë siç është ajo e bagrenit te shoqëritë e bletëve mund të shfaqet dëshira për roitje, prandaj është e nevojshme që bletari gjatë kësaj kullote të jetë syçelë dhe bletëve t’u siguroj hapësirë të mjaftueshme duke u shtuar mjaltore (syprina-depo të mjaltit) ku bletët do të depozitojnë nektarin e sjellur nga kullota.

Mjalti i pastër i bagrenit, pa përzierje nga mjaltrat tjera, është thuajse i pangjyrë, i ndritshëm, i tejdukshëm, me një shije dhe aromë të këndëshme. Është i lehtë për t’u konsumuar, prandaj u rekomandohet më së tepërmi fëmijëve. Mjalti i maturuar (i pjekur) i bagrnit është mjaft i trashë (viskoz). Nga sheqerërat (karbohidratet) e invertuar më së tepërmi përmban fruktozë se sa glukozë, prandaj edhe një kohë të gjatë qëndron në gjendje të lëngët – një ndër mjaltrat që më ngadalë kristalizohet, pas 1-2 viteve.
Mjalti i bagrenit hynë në grupin e mjaltrave më kualitetive, më të kërkuara e më të shtrenjta.

Bletët në majltin bagrenit dimërojnë mjaft mirë. Është e njohur që mjalti i bagrenit përmban një alkaloid me emrin rubicin, i cili e vështirëson ose pengon paraqitjen e nozemozës tek bletët.

BAGRENI (Robinia pseudoacacia) Varvar10
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
fati
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
fati



BAGRENI (Robinia pseudoacacia) Empty
MesazhTitulli: Re: BAGRENI (Robinia pseudoacacia)   BAGRENI (Robinia pseudoacacia) Empty29.05.11 20:49

gjat kohes se bagremit a duhet te pregaditen bletet sepical,nese po si,,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Egzoni
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : lr

BAGRENI (Robinia pseudoacacia) Empty
MesazhTitulli: Re: BAGRENI (Robinia pseudoacacia)   BAGRENI (Robinia pseudoacacia) Empty11.12.11 15:06

Jame Egzoni nje bletar i ri. Se pari ju falemderoj per punen qe po e beni. kjo pune per ne bletaret fillestar eshte nje ndihme e madhe. A mundet dikush nga forumi qe te me tregoj se sa hektar bagren duhet te jen ne nje kullos per tu konsideruar kullos e mire e bagremit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
premtim berisha
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : LR

BAGRENI (Robinia pseudoacacia) Empty
MesazhTitulli: Re: BAGRENI (Robinia pseudoacacia)   BAGRENI (Robinia pseudoacacia) Empty03.03.12 16:23

egzon qe te jete kuulosa e mire per bletet nevojiten pyjet eakacies (bagremit) sepse ata drure qe jane aty ktu nuk japin rendimente te larta si pyjet .
edhe diqka egzon ne se ke para ndonje kullose ne te cilen bletet mind te shkon a e din se si duhet jooshur bletet? e thjtsht vetem mer 1 lule nga ajo kullosa dhe ne mengjes heret para se bletet te dalin lulen nga kullosa e bejme me sherbet dhe e vendosim ne nenkulm dhe bletet do ta marin sherbetin por edhe nektarin nga lula perkatse dhe kur te dalin do te shkojn direkt ne killosen ku deshirojm tung
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





BAGRENI (Robinia pseudoacacia) Empty
MesazhTitulli: Re: BAGRENI (Robinia pseudoacacia)   BAGRENI (Robinia pseudoacacia) Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
BAGRENI (Robinia pseudoacacia)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Bimët (flora) mjaltë dhe pjalmëdhënëse - kullotat e bletëve :: Kontinentale-
Kërce tek: