B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri

Shko poshtë 
+22
Horizonti Plus
Izet Mustafa
Lipjani
skuqi g
bajgora3
Alfred Cena
ruzhdi
Bletari i Vjeter
prishtinasi
Artan
misin
gezim
Baki
Gezim Halimi
ziko zikoi
Fatmir Latifi
avni selmanaj
nezir nitaj
rraha
gafurrarifi
bajrams
Valon Mustafi
26 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri   Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty19.08.13 12:08

Misin.... Duhet te fillosh urgjentisht....

Cdo 4 dite nga 1.5 litra ose 2 litra sherbet 3;2 ( tre pjese sheqer : 2 pjese uje) .... Meqe kosheret nuk kane asnje cike mjalt brenda duhet te kesh nje minimum prej 20 kg mjalt per koshere ne fund te shtatorit. Pra duhet te fillosh qe tani...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
misin
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : 10

Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri   Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty22.08.13 22:19

o arton shum faleminderit per pregjegjjen por nese munesh pak makjart ma skjaron me kethan cdo 4dite nga 1.5 ose 2litra sherbet 3,2.a me i qit katerdit jo e nje dit po a dit per dit a per nji koshere a per te 4 kjo sasi e sherbetit shum falemiderit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri   Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty22.08.13 22:38

E mira eshte qe nese kosheret i ke afer shtepise dhe ke mundesi ti ushqesh c'do dite, atehere ushqeji c'do nate me 0.5 litra sherbet deri nga fillimi i shtatorit. dhe kjo sasi per vetem nje koshere . Dhe pastaj kontrolloi dhe me thuaj se sa korniza me blete, sa korniza me pjellje, dhe sa korniza me mjalt ( sherbet) kane brenda. Pasi te shohim se si do te jete gjendja e koshereve ne ate kohe do shoim se si mund te veprojme.

Dhe nje here , me thuaj se sa te forta jane bletet tani ?
Sa korniza me pjellje kane dhe sa me blete ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
misin
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : 10

Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri   Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty25.08.13 11:05

Pershendetej Artan,Une sot i kontrollov BLETET edhe e konstatova ket gjendje:

Kosheret:

1.Kosherja e pare:5 korniza me blet ne te dy anet(gjysma me pjell),1 Korniz te teren me mjalt ne te dy anet(gjysma e fresket gjysma e vulosur)

2.Kosherja e dyte:4 korniza me blet ne te dy anet(gjysma me pjell gjysma me mjalt te volosur),2 korniza te teren me mjal te fresket.

3.Kosherja e tret:5 korniza me blet ne te dy anet(gjysma me pjell gjysma me mjalt te volosur),1 Korniz te teren me mjalt ne te dy anet(gjysma e fresket gjysma e vulosur dhe polen).

4.Kosherja e katert:4 korniza me blet ne te dy anet,2 korniza full me pjell, shum pak mjel vetem ne fillim te korrnizes.

Qka me vepru a me i ushqy me sherbet hala a me nderpre.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri   Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty25.08.13 15:03

Misin....

Po shoh qe kolonite jane relativisht te vogla.

Gjeja e pare qe duhet te besh eshte te zvogelosh volumin e koshereve ( futi ne koshere me te vogla 6-8 korniza).

E dyta , vazhdo ushqimin me sherbet (3:2) deri nga data 7-10 shtator. Cdo dite nga 0.5 litra dhe mbas dates 10 shtator me sherbet 2:1 ( dy pjese sheqer dhe 1 pjese uje).

Ideja eshte qe kolonite nga data 20 shtator te kene afersisht 6 korniza me blete nga te dyja anet, 1 ose 2 korniza me pjellje ( ku 70% te jene te vulosura) dhe te pakten 5 korniza plot me mjalt te vulosur.

Pra dhe nje here vazhdo ushqimin sic ta shkrojta une. Me vone shohim e bejme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
misin
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : 10

Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri   Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty08.09.13 16:26

Pershendetje Arton

Krejt qka m'ke tregu ti kom vepru ashtu . Vetem nje koshere nuk po e pin sherbetin ka 3 dit e tjerat po e pin per qdo dit ka nje 1l . Mka tregu nje bletar qe mundesh mi bashku kosheret bashk por nuk di se si , nese ka mundesi mem tregu si bashkohen keto tregom . Dhe kur osht koh ideale per ti bashkuar ?
Edhe diqka qajo kosherja qe nuk po e pin sherbetin pi maron cibuket e ames dhe nuk u zhvillu hiq a e din qka osht ne pytje me at koshere ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri   Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty10.09.13 23:47

Misin.... Kosheret do ti kontrollosh prap nga data 15 dhe me thuaj se si eshte gjendja e mjaltit dhe e pjelljeve.

Per kosheren qe ka cibuqe... duhet patjeter tja prishsh cibuqet urgjentisht, para se te celin matkat e reja se ato do te jene te pa fekonduara.. tani nuk ka me meshkuj ne bletore... Pra duhet te sigurohesh qe ne ate koshere nuk do te kete me matke ... vetem ne kete rast do te mund ta bashkosh me nje koshere tjeter ( me nje nga kosheret qe eshte ngjitur me te) ....

Tani supozojme se kosherja me cibuqe eshte e sigurte qe nuk ka nje matke dhe te gjitha cibuqet jane prishur, bashkimi me i mire dhe me i lehte midis dy kolonive behet me " metoden e gazetes ".

Ne fillim zgjedhim kolonine me te cilen do ta bashkojme. Normalisht zgjedhim nje koloni qe eshtte ngjitur ( anash) me kosheren pa matke.  Kjo metode ka dy momente kryesore.

1) hapim kapakun e koshere me matke , Vendosim nje faqe gazete qe ta mbuloje te tere kosheren nga siper. Hapim ne gazete disa vrima te vogla me thike ose me gozhde, (kryesisht midis kornizave aty ku kalojne bletet) ..Dhe direkt mbi gazete vendosim kosheren pa matke te ciles ja kemi hequr fundin e koshres . Pra bletet ne katin e siperm nuk do te kene nje vrime per dalje, pra do te jene disi "te mbyllura" ne katin e siperm. Ne fund i veme kapakun siper.

--C'fare do te ndodhi... Bletet qe nuk kane matke do te perpiqen te parat te bashkohen me kolonine me matke.. Vrimat qe hape ne faqen e gazetes do ti ndihmojne bletet e te dyja kolonive te bashkohen gradualisht ,, Gjate kohes qe do te zgjerojne vrimat , bletet do te mesohen me eren e kolonise me matke.. keshtu qe agresiviteti i fillimit do te zbutet ne oret qe pasojne dhe kur vrimat do te jene hapur mjaftushem per te kaluar bletet nga njeri kat tek tjetri, bletet do te jene mesuar me njera tjetren. ..

2) veprimi i dyte shume i rendesishem eshte zhvendosja e kosheres se bashkuar ( direkt mbas vendosjes se gazetes dhe mbivendosjen e kosheres pa matke) ne nje vend diku aty nga mesi i distances midis dy koshereve fillestare. Pra nese kosherja me matke eshte ne piken A dhe Kosherja pa matke eshte ne piken B , duhet qe kosherja e bashkuar te zhvendoset ne mes te distances midis A dhe B..  Ky veprim do ta ndihmoje shume  orjentimin e bleteve mbas bashkimit.

Tani mbetet ajo me e veshtira... te sigurohesh qe kosherja me cibuqe nuk ka matke te re ose akoma matken e vjeter.  Pra duhet ta kontrollosh shume mire.

"Koha e bashkimit....?"  E mira eshte ti bashkosh pak para ngrysjes se diellit , ne kohen kur shumica e bleteve jane brenda. Tani bletet bashkohen kollaj ,,, nuk jane shume agresive. Mund te them se tani ( muaji shtator) eshte perjudha ideale per ti bashkuar.

Dhe nje here kontrolloi dhe me thuaj c'do te shohesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
prishtinasi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : lr

Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri   Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty17.10.13 15:13

Pershendetje per te gjith dhe uroj festen e kurban bajramit per te ghjith.
kam nje pytje ,ne kosheren e bletvee vrejta se nuk ka mjalt te mjaftueshem per dimrim edhe pse nuk i kam vjel pasi nuk kan pas sasin e duhur
a mundem ti usheqej edhe me qfar menyre me sherbet apo me ushqim te destnuar (pogaqen) dhe ne qfar sasie dhe ne qdo sa dite, nese keni mundesi te me tegoni ju flm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri   Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty21.10.13 14:03

prishtinasi shkruajti:
Pershendetje per te gjith dhe uroj festen e kurban bajramit per te ghjith.
kam nje pytje ,ne kosheren e bletvee vrejta se nuk ka mjalt te mjaftueshem per dimrim edhe pse nuk i kam vjel pasi nuk kan pas sasin e duhur
a mundem ti usheqej edhe me qfar menyre me sherbet apo me ushqim te destnuar (pogaqen)  dhe ne qfar sasie dhe ne qdo sa dite, nese keni mundesi te me tegoni ju flm
Edhe pse eshte pak vone, ushqej bletet me sherbet te koncentruar (2:1) edhe ate cdo dite, deria bletet te kene mundesi ta marrin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
Bletari i Vjeter
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : LR

Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri   Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty21.10.13 23:16

Valon une i kisha sugjeru Prishtinasit qe ti ushqej bletet me pogaqe sepse sherbetin te cilin e marrin ne kete kohe bletet e perpunojne ne mjalt ashtu siq e perpunojne nektarin.Dihet se bletet punetore te cilat mbledhin nektar dhe e perpunojne ne mjalt amortizohen dhe nuk jetojne gjate,per kete aresye bletet nuk duhet ushqyer me sherbet sheqeri ne ket kohe sepse tani gjenerata e fundit e pjelles eshte gjenerat e cila nuk amortizohet nga puna dhe jeton ma gjate,d.m th.deri sa ama te filloi pjelljen e vezeve ne gjysmen e dyte te janarit e tutje.E nese gjenerata e fundit amortizohet/lodhet/ne perpunim te sherbetit ne mjalt,atehere ato miza vdesin shoqeria paksohet ne mize dhe e ka veshtire ta mbijetoj dimerin.Ndersa pogaqja shfrytezohet nga bletet ashtu sikur mjalti.Sherbeti i sheqerit preferohet me se largu deri ne fund te shtatorit per ne ne Kosove,per zonat bregdetare eshte diqka tjeter.E mira e se mires eshte qe bletet te kan mjalt te mjaftushem per ushqim,kujdes ne cilesin e pogaqeve.flm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
prishtinasi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : lr

Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri   Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty21.10.13 23:26

Ju faleminderit valon edhe bletari i vjeter per pergjigjen e dhen ne menyr te qarte ,kur eshte moti i mir i vrej qe bletet sjellin ende nektar ne koshere.
Bletari i vjeter si te di per cilesin e pogaqeve apo me propozon ndonje firm te prodhimit te pogaqeve ju flm per kohen qe keni ndar per mua.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ruzhdi
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri
ruzhdi


Zgjua (koshere) : DB LS

Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri   Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty21.10.13 23:41


ja pra un ikomvu pogaqe shif se si punojn ne te kan mjalt po desha te ket sasi te mjaftushem
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Bletari i Vjeter
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : LR

Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri   Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty22.10.13 22:12

Prishtinas,une ju preferoi bletareve te rij qe pogaqet ti blejne ne dyqanet e bletarise ,e kam fjalen aty ku shiten paisjet dhe gjerat per bletari,sepse te ne pogaqet shiten edhe ne barnatore bujqesore mund te gjejsh kudo,por per mendimin tim nuk jane te sigurta sepse aty shiten edhe helme te cilat perdoren ne bujqesi per zhdukjen e barojave dhe insekteve etj,pastaj shitesit gjate sherbimit mund te ken kontakt me helme e ne te njejten kohe edhe me pogaqe, per ket aresye them se nuk jane te sigurta sepse bletet jane shum te ndijshme ndaj helmeve,prandaj kujdes se ku i blen pogaqet.Besoj se te gjithe prodhuesit e pogaqeve jane te sigurt vetem ke kujdes ne daten e prodhimit dhe afatin e perdorimit.Te gjithe bletareve suksese ne bletari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
prishtinasi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : lr

Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri   Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty22.10.13 22:30

Faleminderit Bletari i vjeter per keshillen tuaj shum te qart, gjithashtu edhe nga Ruzhdiu per pamjen vizuele te pordorimit te pogaqes ju flm edhe nje her.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ruzhdi
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri
ruzhdi


Zgjua (koshere) : DB LS

Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri   Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty22.10.13 23:38

[quote="prishtinasi"]Faleminderit Bletari i vjeter per keshillen tuaj shum te qart, gjithashtu edhe nga Ruzhdiu per pamjen vizuele te pordorimit te pogaqes ju flm edhe nje her.[/quo  


 ska per se prishtinasi qka munden te ndihmoj jam i gatshem  pershendetje te gjithve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
prishtinasi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : lr

Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri   Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty31.10.13 21:55

ruzhdi shkruajti:
prishtinasi shkruajti:
Faleminderit Bletari i vjeter per keshillen tuaj shum te qart, gjithashtu edhe nga Ruzhdiu per pamjen vizuele te pordorimit te pogaqes ju flm edhe nje her.[/quo  


 ska per se prishtinasi qka munden te ndihmoj jam i gatshem  pershendetje te gjithve
pogaqen e kam vendosur qe 1 jav , mir po shum ngadal po e konsumojne ku qendorn arsyeja a aq ngadal duhet te konsumojn pogaqen apo qfar , mund te me jap nje pergjigje  .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ruzhdi
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri
ruzhdi


Zgjua (koshere) : DB LS

Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri   Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty31.10.13 23:32

prishtinasi shkruajti:
ruzhdi shkruajti:
prishtinasi shkruajti:
Faleminderit Bletari i vjeter per keshillen tuaj shum te qart, gjithashtu edhe nga Ruzhdiu per pamjen vizuele te pordorimit te pogaqes ju flm edhe nje her.[/quo  


 ska per se prishtinasi qka munden te ndihmoj jam i gatshem  pershendetje te gjithve
pogaqen e kam vendosur qe 1 jav , mir po shum ngadal po e konsumojne ku qendorn arsyeja a aq ngadal duhet te   konsumojn pogaqen apo qfar , mund te me jap nje pergjigje  .


prishtinasi tek une per 2 jav ekan hargju nje pogaqe afer nje kilogram . por ti ne qoftse ikeba vetem ndoshta ke gabu diqka por edhe nese ike ble ati mund te ket naj gabim se koha asht e mir duhet me konzumu mir por edhe diqka aeke qul boll sa duhet qe tken nga me marr ti bojsh mashum vrima

ja shif se si jan tuj punu kjo asht diten e par kur ikom vendu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alfred Cena
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : LR

Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri   Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty21.11.13 18:22

Pershendetje...

Nje pyetje per te gjithe bletar me pervoj rreth ushqimit te bleteve apo thjesht rreth stimulimit???

Pyetja eshte se gjate kohes se stimulimit te bleteve ne gusht apo mars bletet arrijne te mbushin kornizat me mjalt me ane te sherbetit, do me thene sigurimi i ushqimit per dimerim, mirepo bletet ne shumicen e rasteve asnjeher nuk e konsumojne ushqimin te terrin do me thene mbetet mjalta nga sherbeti ne korniza. Kur eshte koha perafersisht qe ky mjalt te largohet nga koshere do me thene me e largu mjalten e sherbetit qe te perfitojme mjalten e luleve apo mjalten e pastert??? dhe a duhet me e largu komplet mjalten nga kosheret do me thene ne kohen kur fillon kullosa?? dhe e treta pyetje eshte se a eshte mundesia qe ato korniza te vulosura me majlt nga sherbeti te rruhen diku ne ndonje vend te fresket qe ne kohen e gushtit ti vendosim perseri bleteve ate mjalt me ato korniza do me thene a prish pune kjo per bletet qe mjalta ne korniza nga sherbeti te qendroj diku rreth 3 apo 4 muj ???? JU FALEMINDEROJ TE GJITHE JUVE QE DO TE GJENI KOHE PER NDONJE PERGJIGJE QE DO TE ME NDIHMOJ RRETH KETIJ PROBLEMI....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bajgora3
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
bajgora3



Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri   Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty21.11.13 21:26

Alfred te pershendeti,

tepricen e korrnizave me ushqim une personalisht e largoj ne muajin prill, vetem dy korrniza me ushqim nuk i largoj, i vendosi ne te dy anet e vezeve.
Ato korrniza qe i largoj i pshtjelli ne gazeta nga te gjitha anet dhe i vendosi ne nji pakete, ne kete menyre mundesh qe ti pordoresh edhe pas disa muajsh, normal duhet te vendosen ne vend te fresket.
Pershendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alfred Cena
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : LR

Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri   Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty21.11.13 21:54

Faleminderit bajgora 3, eshte nje kenaqesi per ne bletar te ri, kur ju gjeni kohe kaq shpejt dhe na ndihmoni...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alfred Cena
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : LR

Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri   Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty22.11.13 20:35

Përshëndëtje Ruzhdi, bajgora3 dhe të gjithë bletarëve me përvojë e të rinjë...

Këtë video që është vendos duke i ushqyer bletët me pogaqe, aty e shof një najlon të tejdukshëm që është vendos mbi korniza do me thënë para kapakut të mbylljes.

Unë kam koshere LR me 10 korniza dhe fundin e kam të mbyllur pos hyrjes apo derës ku futen bletët që është e hapur, kisha dashur të di a më duhet me e vendos për dimërim edhe mua najlonin e tejdukshëm mbi korniza për shkak të temperaturës në koshere apo mundem me i lanë edhe pa najlon ashtu vetëm me kapak mbyllës që është. Sepse kam frikë po ti vendosi najlon mbi mos do të ken problem bletët pastaj me ventilimin e kosheres, për shkak se fundi është i mbyllur do me thënë me dërasa jo me rrjet. (Kapaku i parë përmbi është me një vrimë të vogël sa për ushqimore për sherbet, ndërsa kapaku tjetër është tërësisht i mbyllur dhe me llamarinë mbi).


Faleminderit për kohën që gjeni për përgjigje...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
skuqi g
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : DADANT-BLATT

Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: ushqyerja e bleteve   Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty10.12.13 13:21

Kush ushtron kete profesion fisnik duhet te njohi  mire dhe floren qe e rrethon duhet ta dije mire kohen kur lulezon ajo lule e "pare" (lulezim i bollshem per te mledhur nektar) qe bleta te jete gati per te mbledhur nektarin e kesaj luleje me rezultate  sa me te mira.
Per te pergatur bleten per kete mbedhje nektari perdorim ushqim stimulues dhe kete ushqim e fillojme 45 dite para se kjo lule fillon te  lulezoj  dhe vazhdojme per 30 dite ushqimin dhe e nderpresim 15 dite para se arrin lulezimi i pare i madh qe presim.  .
Njohim se Mbretnesha fillon te depositoje veze ne funksion te nektarit qe sjellin bletet duke qene qe kjo periudhe eshte e varfer ne u japim ushqim stimulant per te stimuluar depozitimin e vezeve nga mbretnesha dhe rritjen e gjenerates se re.
Ne dime se nga veza deri sa te linde bleta punetore nevojiten 21 dite.
Dhe per 20 dite bleta ben punet mbrenda ne koshere pra kemi 21+20=41 dite
Pra mbas 41 dite bleta del per here te pare per te mledhur ushqim prandaj ne fillojme ti ushqejme 45 dite para pra bleta eshte gati.  
Pra ushqejme bleten per 30 dite.
Lndjet i kemi nga dita  21-51   (21+30 dite ushqim)
Bletet e reja qe dalin çdo dite per esplorimin e terrenit,flores e mbledhjen e nektarit nga dita 41- 71dite   (41+30 dite ushqim)
pra bleta ka nje zhvillim  shume te mire ne kohe per te arritur rezultate e justifikuar dhe punen tone
E perdorim ushqimin stimulant edhe ne gusht shtator per 30 dite qellimi eshte me e rritur bleten  ne numer per dimerim
Norma e dhenies ushqimit stimulant eshte 250 ml pra nje gote uji çdo nate kjo qe bleta ta kete te mjaftueshme vetem per perdorim dhe jo qe ta depozitoje ne hoje dhe ti zere vendin gjenerates kjo u jepet ne darke dhe i vaket kur bletet jane mbrenda  ne mynyre qe bletet e forta te mos ngacmojne bletet me te dobeta.
Raporti i ushqimit stimulant eshte 1:1 uje me sheqer dhe per çdo liter ushqim i pergatitur futet 1 luge gjelle uthull ose lengu 1/2 kokerre limoni kjo pergatitet 24 ore para qe te behet konvertimi i sakarozios (sheqerit).
Nuk perdoret absolutisht ushqim kur bleta eshte ne prodhim ne periudhen qe ben mjalte ndryshe nuk eshte "mjalte", por mund te ushqejme bletet e dobeta qe nuk jane ne prodhim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lipjani
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : LR

Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri   Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty16.12.13 7:47

Pershendetje per te gjithe
Skuqi unë nuk po mundem me e kuptu pjesen te pergatitja e ushqimit stimulus
Citoj:futet ni luge gjelle uthull ose lëngu 1/2 kokerr limani kjo pergaditet 24 orë para......
D.m.th. pergaditet ushqimi edhe pas 24 orëve u ipet bleteve
Une keshtu e kuptova
Mbrapsht në krye Shko poshtë
skuqi g
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : DADANT-BLATT

Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: ushqyerja stimulante e bletes   Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty16.12.13 17:35

Pershendetje pjesemarresve, eshte vazhdim i komentit te meparshem Mirdita zoti Lipjani e ke kuptuar drejte.
Disa probleme nuk zgjatem duke u nisur nga koha ne dispozicion dhe se te gjithe pak a shume i kane degjuar keta probleme.
Ketu ka dhe ushqim te ujshem stimulant qe shesin te gatshem firma te specializuara por e trajtojme çeshtjen qe te kene mundesi ta perdorin te gjithe.
Sheqeri eshte sakarozio dhe trupi i bletes po ashtu dhe trupi jone nuk jane ne gjendje ta pervetesojne ne kete gjendje por e kthejne sakariozion ne glukozio qe ta pervetesojne, kete kthim ne e bejme me ane te uthulles ose limonit po keshtu veprojne dhe pastiçerite besoj  te gjithe e keni te qarte.
Po mund te behet dhe me acid açetiko 80% ne sasine 0,25ml ose 2,5 cc per liter shiropo te pergatitur i hidhet kur temperatura eshte 60°
ose acid citrik 3 g per 10 litra shiropo te pergatitur. Keta te dyja jane te mira sidomos per ushqimin base gjate dimrit sepse e mbron bleten nga nozema por perdoret me sukses dhe per ushqimin stimulant
acidin citrik e zevendesojme  afersisht me nje gote leng limoni per 5 litra shirop te pergatiur
Te gjithe keta katalizatore te sakarozios qe permenda i futen ujit me sheqer 24 ore para se tu shperndahet bleteve qe ta kthejne ate ne glukozio.
Raportet sheqer me uje, jane respektivisht per ushqimin stimulant ne pranvere dhe vjeshte 1:1 dhe per ushqimin baze ne dimer 2:1
E gjitha kjo per ate qe ka disa koshere dhe ndodhen afer shtepise por n.q.s  trajtojme çeshtjen per ate qe ka qindra koshere  dhe natyrisht jo afer shtepise atehere te gjitha normat jane te njejta por ndryshon,se patjeter ujin me sheqerin duhet ta coje ne piken e vlimit per pak minuta  sepse ndryshe fermentohet sepse do te qendroje siper kosheres disa dite, sepse eshte e pamundur te pergatisi ushqim çdo nate e ti ushqeje çdo nate, dhe duhet te llogarisi se nje familje blete normale ka nevoje per 250 ml cdo nate nje gote uji shirop i pergatitur.
Ketu ka mbajtese ushqimi te posaçme me depression por mund te perdoret shume mire dhe pagurja e ujit 1,5 ose 2 litra  qe shiten kudo dhe i behen 3 vrima mbrenda nje rrethi 3 cm  me diameter vrime 2 mm dhe vendoset ne korripondence siper vrimes se mbuleses se kornizave dhe bletet shkojne dhe e thithin shiropin falminderit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Izet Mustafa
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : 10 rama

Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri   Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty25.04.14 10:59

Pershendetje te gjithve dhe ju falenderoj qe te gjithve per kontributin qe po e japni ne informimin rreth bletaris,a mundet dikush prej antarve te me keshillon une tani i kame 8 koshere blet 5 jane te forta kurse 3 jane me te dobta ,si te veproj a te shkoj me 5 qe te ju marr mijalte e 3 ti forcoj shoqerin e tyre dhe ne funde te baj edhe ndarjen e ketyre 3 koshereve, apo qe me te 8 te shkoj ne mijalt dhe ne ndarjen e tyre nese ato jane te forta .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri   Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ushqyerja e bletëve me shërbet sheqeri
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Të ushqyerit e bleteve
» Ushqyerja e bleteve me qumesht
» Ushqyerja e bletëve me pogaça (kulaç, kendi)
» Grabitjet ne mes bletëve
» Helmimi i bletëve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Bletërimi, zgjuat (kosheret) dhe pajisjet :: Ushqyerja e bletëve-
Kërce tek: