B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Helmet dhe helmimi i bletëve

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

Helmet dhe helmimi i bletëve Empty
MesazhTitulli: Helmet dhe helmimi i bletëve   Helmet dhe helmimi i bletëve Empty11.01.11 23:49

Helmimi i bletëve nga tajimi i pesticideve nëpërmjet gjetheve të bimëve


Me të njejtin titull në Kongresin e 25-të të bletarëve profesional të Italisë më 21.01.2010 në Neapol u bënë të njohura rezultatet nga sudimet e prof. Vincence Girolamia nga Universiteti i Podovës. Bëhet fjalë për “djersitjen” e gjetheve të misrit, gjegjësisht tajimit të lëgut bimorë nga sistemi ujor i misrit apo ndonjë bime tjetër në formë të pikave që ngjajnë mjaft me vesën e mëngjesit e që për bletët apo insektet tjera paraqet burim të çmueshëm të ujit të cilin e mbledhin në orët e hershme të mëngjesit përpara se i njejti të thahet nga dielli. Nëqoftëse farat e misrit janë të trajtuara me neonikotinoide (ganço, panço...), atëherë pikat që dalin ngagjethi i këtyre bimëve në vete përmbajnë sasi të mëdha helmi që rezulton me ngordhjen e bletëve dhe insekteve tjera për 2-10 minuta. Prof. Andrea Taporo nga Universiteti i Kimisë në Podova ka bërë analizë të këtyra pikave dhe sipas saj në to gjinden deri 10mg materie helmuese për 1l lëng bimorë. Përqëndrimi vdekjeprurës për insektet është shumë më i vogël se kjo sasi. Mirëpo sipas Françesko Pandelës, kryetar i bletarëve professional të Italisë, analizat e deritanishme vërtetojnë se ndikimi i insekticideve tek bletët ka qenë mjaft i dobët. Në bazë të këtyre analizave është dhënë leje për përdorimin e këtyre sistemikëve neurologjik.

Problemi i ngordhjes së bletëve nuk do të zgjidhet me përdorimin e makinave moderne për mbjellje, po as
edhe me përmirësimin e insekticideve në të cilat ngjitet poleni. – Të tilla ishin mendimet e disa ekspertëve të bujqësisë vitin e kaluar për këtë problematikë. - Zgjidhja duhet të gjindet sa më shpejtë, përderisa s’është bër shumë vonë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

Helmet dhe helmimi i bletëve Empty
MesazhTitulli: Re: Helmet dhe helmimi i bletëve   Helmet dhe helmimi i bletëve Empty11.01.11 23:54

Lista e neonikotinoideve

Pesticidet nga grupa e neonikotinoideve janë hemikale sistemike që ndikojnë nëpërmjet bimëve tek insektet të cilat i vizitojnë këto bimë pë nektar dhe polen, duke e sulmuar sistemin e tyre nervorë.

Këto pesticide janë të njohur me emrat:

Klotianidin - Bayer UK978, Derer, Modesto, Poncho, Poncho 250, Poncho Beta, Raxil Deter, Redigo Deter (të gjithë i prodhon Bayer CropScience).

Imidakloprid - Admire, Bayer uk 720, Baytan Secur, Bug free extra, Chinook, Chinook blue, Chinook colourless, Couraze, Gaucho, Imadasect, Intercept, Merit turf, Mido 70%, Neptune, Nuprid, Provado ultimate bug killer, Raxil secur, Tipod plus.

Fipronil - Regent IGR, Vi-Nil

Tiametoksam - Actara, Bug attack granules / liquid / quicksticks, Centric, Cruiser sb

Neonikotinoidet janë të ndaluara të përdoren në 4 shtete të BE-së: Itali, Gjermani, Slloveni dhe Francë.

"The beekeepers Quarterly", XII.2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
zaplluxhani
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : 13 LR KOSHERE

Helmet dhe helmimi i bletëve Empty
MesazhTitulli: Re: Helmet dhe helmimi i bletëve   Helmet dhe helmimi i bletëve Empty10.10.13 15:33

Pershendetje Valon.I nderuar une Samidin Dauti nga Zaplluxha dje dhe sot pikrisht me 09.10 dhe 10.10 2013 te nje shoqeri me eshte paraqit nje shqetesim dhe jam i shqetesuar nje numer shum i caktuar afersisht 100 eventualisht 150 blet rrijn te dera ashtu te shqetesuar dhe jane ne fluturim afer deres dhe kosheres e kontrollova mos ka mbrenda ndonje gje qe po i shqeteson
por,nuk vrejta gje edhe amen nuk mujta me e pa.ju lutem me me jepni nje mendim nese keni koh sa ma shpejt dhe si te veproj.Me nderime Samidin Dauti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

Helmet dhe helmimi i bletëve Empty
MesazhTitulli: Re: Helmet dhe helmimi i bletëve   Helmet dhe helmimi i bletëve Empty10.10.13 19:46

Pershendetje Samidin.
Ne kete periudhe eshte disi normale qendrimi I bleteve roje ne hyrjet e koshereve si pasoje e prezences dhe sulmeve te shpeshta nga grrerezat.
Megjithate duhet pasur kujdes ne kete koje ndaj grabitjeve ne mes bleteve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
Sponsored content





Helmet dhe helmimi i bletëve Empty
MesazhTitulli: Re: Helmet dhe helmimi i bletëve   Helmet dhe helmimi i bletëve Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Helmet dhe helmimi i bletëve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Helmimi i bletëve
» UJORJA - Nevoja e bletëve për ujë!
» Grabitjet ne mes bletëve
» Të ushqyerit e bleteve
» VENDODHJA E BLETEVE TE MIA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Sëmundjet dhe armiqtë e bletëve. Mbrojtja, shërimi; preparate, ilaçe... :: Armiqtë dhe dëmtuesit e bletëve-
Kërce tek: