B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 BLETET NE RITE DHE CEREMONI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




BLETET NE RITE DHE CEREMONI Empty
MesazhTitulli: BLETET NE RITE DHE CEREMONI   BLETET NE RITE DHE CEREMONI Empty11.12.17 21:04


*KJO ESHTE PJESE E NJE KAPITULLI SHKEPUTUR NGA NJE MATERIAL PER TE CILIN KAM PUNUAR DHE VAZHDOJ ME IDENE PER TE DALE NE BOTIM,KU IDEA IME PERVEç PASQYRIMIT NW NJE KENDVESHTRIM EDHE TE KULTURES SONE DO TE JETE EDHE AJO E POPUJVE TE TJERE TE LASHTE -nese dikush ka informacione gojore ,tradita te rritjes se bleteve ,mite,gojedhena,rite dhe doke ne lidhje me mjaltin ne dasma fejesa rite fetare muned te me ndihmoje ne kete portal
pasi kulturat e tjera e kane ngritur ne art traditat e tyre
Bletët mjaltëse dhe filozofia në lashtësi
Në kulturat e popujve të lashtë bestytnitë kanë qënë shprehje të të menduarit dhe vepruarit përpjekje për të spjeguar ngjarjet e natyrës dhe vetë jëtën njerëzore, kufizimet e të cilëve lejonin besime dhe spjegime që në tërësinë e tyre shpesh ishin jo të vërteta deri aty sa kur ndesheshesh me to habitesh me imagjinatën krijuese që kanë përdorur
Një vend mjaft të rëndësishëm u është kushtuar besimit të perëndive të thirrur prej tyre fillesat kanë konceptuar imitimin e natyrës së gjallë jetën dhe vdekjen duke e imagjinuar në formën e gruas përgjegjëse e riprodhimit Nënëmadhja (në shqip i thuhet nënës së babit) e përhapur pothuajse në të gjitha kulturat e Mesdheut dhe lindjes së Mesme çka e tregojnë zbulimet arkeologjike,po kështu dhe në trevat tona në terrakota,periudha e lulëzimit të këtij kulti i përket matriarkatit, duke u zvenitur gradualisht me fuqizimin e patriarkatit.

Përveç simbolikës me forma të stërmëdha të gjinjve dhe barkut për të vënë në dukje simbolin e pjellorisë tek kjo nënëmadhe bie në sy forma e zgjoit primitiv në vënd të kokës,zgjoje të cilat janë thurur me thupra ashtu si dhe shportat,kofinat, koshat nga mund të ketë dalë edhe emri koshere i përfërt dhe me emërtimin në rumanisht të zgjoit, traditë e hershme edhe shqiptare që ka vazhduar deri vonë si në zonën e Lunxhërisë thurja e të cilave bëhej me thupra të bimës së cërmëdeles pasi përmban rrëshirë dhe duron gjatë ndaj dëmtuesve,po kësht bletaria xxxx në Kosovë

Me siguri që bletarët e lashtë të Mesdheut Pellazgët dhe më vonë sumerian,egjyptas,Asiro Babilonas e të tjerë kanë mbështetur veshin mbi zgjoin duke dëgjuar komunikimet e çuditëshme të bletëve në frekuenca të ndryshme ,gjuhë e pakuptueshme por për të gjithë kanë qënë komunikim i mijra individëve,në këtë komunikim nuk mungojnë këngët , tinguj të fyellit dhe harpës apo koristi dhe kori , isua dhe mërmërima.Këto i bëjnë njerëzit por i bëjnë dhe bletët,apo i bëjnë bletët dhe njerëzit i mësuan prej tyre.
Nënëmadhja i ka dërguar në tokë pasi vetë ajo është mbretëresha e tyre ashtu si nënëmadhja qiellore edhe bletët janë qiellore.Ky kult grua mbiperëndi imazh i së cilës ka qënë interpretuar në forma dhe aftësi të mbinatyrshme ,nuk u barazua dot me bletët mjaltëse pasi këto të fundit përveç se qiellore qenë dhe tokësore,ato vdisnin si njerëzit dhe vazhdojnë edhe sot por me ndryshimin e madh për vetë vlerat që mbart .

Adhurimi i bletëve ka qënë i vazhdueshëm sepse ato kanë qënë dhe vazhdojnë të jenë këtu ,ndërsa me perënditë njerëzit kanë qënë në më të shumtën e herës të pakënaqur pasi pritshmëritë ndaj tyre më së shumti nuk realizoheshin,por mbi të gjitha ato nuk kanë qënë këtu,prandaj njerëzit qenë të shtyrë dhe të dëshiruar që hyjnia e tyre të ishte si bleta. Bletet janë fluturuese janë qiellore,ato janë vazhdimisht gjatë ditës pranë fshatarit që lëronte tokën me qetë,pranë barinjve që kullosin kopetë e lopëve apo të bagëtive të imta ,në pyje e lëndina gjithandej ,nuk fshihen si shumë kafshë të tjera të egra,janë vazhdimisht të dukshme pranë njerëzve,nuk tremben prej tij,prandaj ato vlerësoheshin më shumë se hyjnitë
fut imazhin dhe apikulturën
Influenca e kulturës sumere u shtri edhe në Egjiptin e Lashtë,një civilizim me influencë për kulturat e mëvonshme, ku në bletari përmirësohen teknika të prodhimit të zgjojeve ,të vjeljes së mjaltit pa shkatërruar bletët si dhe transporti i tyre në kërkim të kullotave më të mira ,por mbi të gjitha ajo vlerësohet në aspektin religjioz dhe në mitologji

Hapja e zgjoit,largimi I piteve,ndarja e dyllit nga mjalti dhe amballazhimi I tij

Pikturë në tombën e Rekhmire, dinastia e 18,fotografuar prej Abd el Ëahab
Përpjekjet për të komunikuar me bletët është dëshmuar në hieroglifet që i perkasin një pikture varri përpara gati 4500 vjetësh ku shfaq bletarë me një send kundrejt fytyrës përpara zgjoit ,një pjesë e stududjuesve e inerpretojnë si tymuese ,të tjerë besojnë si mjet komunikues ,sigurisht me këtë mjet kanë dashur që të urtësojnë bletët gjatë kontrollit të saj.Bletarët e lashtë egjyptas kanë përdorur tymin për vjeljen e mjaltit,por a kanë përdorur komunikimin apo ndoshta personi që shihet në pikturë me sendin që mban para fytyrës lëshon tinguj ose ju këndon atyre për t`i zbutur apo u lutet bletëve perëndi për t`i qetësuar për t`i marrë me të mirë, ,por të tërheq vëmëndjen se si bletarët punojnë gati të zhveshur a thua se kanë dhënë rezultat komunikimet me to,bletët po u binden .

Bletarët në Greqi për mbledhjen e roit kanë përdorur fyellin për të treguar se ku ishte zgjoi i ri ku duhej të futej.
Në traditën shqiptare në mbledhjen e roit në trevën e Labërisë përveç përplasjes së dy gurëve me njëri tjetrin ritmikisht bletaret i kane thirrur bletës m`ne ,m`ne (eja tek ne) ,eja bi(bijë) në shtëpi - në zonën e çarshovës në Permet,ky rit vazhdon edhe sot në forma të ngjashme në trevat shqiptare në fakt.Besimi se bletët kominkojnë me njera tjetrën në gjuhën e tyre njerëzit janë përpjekur të imitojnë atë.Mërmëritja është një formë kumunikimi në shumë rite,sikurse ka qënë e zakonshme tek gratë që praktikonin shërimin,shamane, tek të sëmurët që vetëm mërmërisin e mërmërisin pa kuptuar asgjë ose ndonjë ose diçka më tepër fjalë por pa kuptim-priftëresha,shëruesja nëpërmjet autosugjestionit demonstronte sjellje jo tipike si lotim,gogësima e të tjera .por ajo që të bën më përshtypje në trevat shqiptare komunikimin me bletët e kanë kryer kryesisht gratë ,ndërsa me blegtorinë sjelljet ndaj tyre,të thirrurat, vërshëllimat, përkëdheljet etj i kanë kryer kryesisht burrat.kjo sjellje e gruas në mbledhjen e bletës së shtuar ka pasë përgjegjësi të madhe për familjen ,ndërsa për kafshët e tjera shtëpiake nuk lind largimi i porsa të lindurve , tek bletët roi largohet për një fole të re nëse nuk mundesh ta mbledhësh .Duke mos patur teknika të sigurta për mbledhjen e roit ato duhej të thirreshin dhe më të besuara ishin gratë ,pasi vetë mbiperëndia(nënëmadhja) që solli bletët në tokë ishte grua ,një komunikim midis ireales dhe reales ~eja bijë në shtëpi~ku nëna fton të `bijën` në shtëpi ,bletën tokësore.
Dëshmi e dokumentuar nga arkeologjia e marrëdhënieve të fermerëve me bletët para rreth 9000 vjetësh janë gjetur në Turqinë e sotme në Catalhoyuk
Gratë priftëresha dhe profetesha kanë përdorur daullen në rituale , ceremoni dhe në kryerjen e magjive ashtu sikurse edhe mjalti,vegël muzikore kjo mjaft e vjetër dëshmi arkeologjike e zbulimeve në Catalhoyuk, e përhapur mjaft në lashtësi veçanërisht në lindjen e afërme dhe më tej ,ku dokumentimi i parë jep njohje tek Sumerët për përdorimin e saj nga gratë të veshur me pushtet religjioz,prej këtej haset në të gjitha kulturat e mëvonëshme si në Egjypt,Greqi dhe Romë.Ritet dhe ceremonitë kryheshin nga gratë prandaj dhe daullja ishte pjesë e tyre luajtur po nga ato.Daullet ,tipat e ndryshme janë përdorur si mjet argëtimi,spiritualizëmi dhe komunikimi ashtu si edhe sot në kulturën tonë,por me dallimin se sot nuk kemi daullexhesha por daullexhinj .C’lidhje kanë bletët me daullet ,po pse disa nga perendeshat bletë kanë përdorur ato duke i rënë instrumentit,në mungesë të saj sot gratë përplasin dy gurë ritmikisht dhe duke kënduar po sipas ritmit ’ eja bijë në shtëpi ,apo të tjera këngë për mbledhjen e roit
Perëndesha Bletë romake Cybele

Krishtërimi ndaloi politeizmin,ndaloi besimin në shumë zota ,ndaloi adhurimin e perëndive ,priftërinjtë zëvëndësuan priftëreshat ,ndaluan përdorimin e daulles nga gratë ,nuk e hoqën nga përdorimi por ju dha burrave, sigurisht që në vënd të saj në mbledhjen e roit apo në ritet që përdoreshin në mbledhjen e roit tingulli i daulles u zëvëndësua nga trokitja e gurëve,gratë për hatër të ritit të lashtë të komunikimit me bletët u detyruan të zëvëndësojnë instrumentin me gurin edhe ky një simbol.
Perëndeshat dhe perënditë herë bletë dhe bletët herë perëndesha dhe Perëndi ,të mistifikuara ,magjike kanë dhënë mes të tjerash një pasuri kulturore në shkrime,art dhe objekte zanafilla e tyre është e hershme ndoshta që me fillimin e zbutjes së kafshëve,ato kanë përfaqësuar fuqine hyjnore të lindjes dhe të ndryshimit,të vdekjes dhe ringjalljes në fund të fundit ciklin e jetës.Në të gjitha kulturat do të ndeshemi me perëndesha hyjni,nënëmadhe me emra sipas popujve të ndryshëm si Innanna,Venus,Athena etj por ajo mbeti Nëna e Madhe e tokës dhe e qiellit që në zanafillën e saj deri vonë duke pjellë bijë perëndesha dhe perëndi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
BLETET NE RITE DHE CEREMONI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bletët
» Zhdukja misterioze e bletëve!
» Bletet gjatë dimrit
» Parandalimi i luzmes ( roitjes ) natyrale
» Ushqyerja e bletëve me pogaça (kulaç, kendi)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Bletërimi, zgjuat (kosheret) dhe pajisjet :: Pajisjet e mjetet ndihmëse-
Kërce tek: