B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore Empty
MesazhTitulli: Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore   Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore Empty11.10.11 21:42

Bimet mjaltedhenese te zones jugperendimore te Shqiperise
ku perfshihen dhe Gjirokastra(nga une jam) Permeti,Tepelena,Saranda dhe Vlora njihet per vere te nxehte dhe krysisht pa reshje,dimer te bute ne Sarande dhe Vlore temperaturat rralle mund te zbresin nen zero ndersa ne te tjerat ka dhe dite me ngrica me temperatura deri ne -5 grade celcius
Karakteristike e kesaj treve jane kullotat verore dhe dimerore per dele,pra jane male dhe kodra kryesisht te zhveshura .Ne te tilla kushte rriten bime barishtore te gjithfarellojshme qe me siguri nuk rriten tek ju dhe emrat qe une do te perdor pak mund te jene te degjuara
Ne zonat e Sarandes,Vlores Tepelenes dhe Permetit kemi zonen e bimesise qe quhet Makje jane kryesisht shkurre me lartesi deri 3-4 m qe nuk i leshojne gjethet as ne dimer,ndersa ne Gjirokaster pothuajse nuk ka pasi eshte vendi me i ftohte ne kete treve dhe nuk rrihet nga ererat bregdetare pasi pengohen nga nje vargmal
Ne kete treve jane dy male te larte, njeri i dyti per nga lartesia ne rang kombetar
Vjeshta,dimri dhe pranvera kane reshje te medha shiu ,debora ne zonen fushore eshte e rralle,ajo bie vetem ne lartesite e maleve
Bletet dimerojne vetem 30- 40 dite (Ne Sarande dhe Vlore pothuajse jo pasi bimesia ka aktivitet)Poleni filllon te shfaqet zakonisht nga mesi i muajit janar
-Pemet qe japin polen jane shelgu ,lajthia dhe thana,ne disa zona keto shkurre(thana dhe lajthia krijojne pyje) qe fillojne qe ne muajin janar dhe japin me bollek saqe bletet nuk vuajne asnjehere per polen
Pervec ketyre nje sere barishtesh jane polendhenese (emrat e te cilave nuk i di por si bime i njoh)
Prodhimi i polenit ka raste eshte mjaft i bollshem saqe krijon probleme per hapjen e pjelljve duke penguar kolonine qe te shtohet kjo verehet sidomos ne muajt shkurt -mars dhe prill
Per muajt-Mars dhe prill bimesia barishtore harliset(zhvillohet vrullshem) nga reshjet e ngrohta te shiut >Zgjojte qe jane kompletuar me 12 kg per dimerim nuk ka nevoje te marrin asnje ndihme ushqimore,po qe se kjo gje behet
_(-vazhdon per here tjeter-)

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore Empty
MesazhTitulli: -vazhdim-   Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore Empty11.10.11 22:52

te filloje roitja,mua me ka ndodhur ne 10 ditorin e pare te muajit prill
Ne muajin Prill shfqen bimet qe japin mjalt vecanerisht e famshja Shqopja ,Kjo bime eshte shkurre e ulet rritet jo me shume se dy metra lartesi dhe formon pyje te vogla ,vecanerisht shume e perhapur eshte ne bregdet dhe ka mjalt te nje cilesie te larte teper arpomatik dhe mjaft te kerkuar ,por duhet theksuar asnjehere nuk arrihet te merret mjalt monokulture nga kjo bime pasi ne kete kohe bletet marrin dhe nga terfili qe eshte bima me e zakonshme per prodhimin e mjaltit ne kete treve
Si kudo njihen dhe pemet si gorrica,lofata,kumbullat e egra etj por nga ato mjalti qe merret konsumohet nga vete bletet pasi lulezimi i tyre nuk perputhet me sezonin e grumbullimit te mjaltit nga bletet per t'u vjele
Bimet mjaltese ne kete sezon jane te shumta dhe mjalti eshte poliflor -por dominant eshte ai me origjine nga terfili
Prodhimi i mjaltit ne bregdet vjen 15 dite me perpara se ne Gjirokaster.Tepelene e Permet
Sezoni i prodhimit te mjaltit nga bletet eshte 15 diteshi i dyte i muajit Maj dhe vjelja perfundon maksimalisht deri ne 5 Qershor
Bimet kryesore te mjaltit jane terfili bardhe dhe i kuq,Xana(eshte shkurre - bime mjaltese shume e mire ) ,kulumbria,Murrizi,hurdhja e shkurter dhe hurdhja e pemeve,palicja(e ngjashme me zhumbricen),mellaga,thundermushka,sinapi i eger,rigoni , lulebalsami,trasta e bariut,qumeshtorja ,Bliri-ne zona te vecanta
Bimet e mesimerpe si dhe te tjera qe une nuk ua di emrin apo s'po me kujtohen emrat jane perjegjese ne vjeljen e pare te mjaltit

Sezoni i dyte i prrodhimit te mjaltit qe perkon me fundin e muajit korrik eshte mjaft i dallueshem pasi eshte kryesisht monoflor dhe kjo ne vartesi te zones ku rriten te diferencuara bimet pergjegjese
Sherebela eshte e njohur per mjaltin e saj shume cilesor ,kjo bime shumevjecare njihet per perdorim medicinal dhe eksportohet ,nuk rritet me shume se 50 cm eshte shume e degezuar dhe rritet kryesisht ne zona gelqerore ,formon siperfaqe te tera dhe rritet e perqendruar.por demtohet shume pasi korret si bime duke sjelle veshtiresi per lulezim
Mjalti prej kesaj bime ka arome shume te forte

Gjembi i verdhe dhe blu rritet ne zonat fushore dhe kodrinore jane bime shume mjaltese nese do te kete ndonje shi te vetem ne muajin korik ,mjalti i tij ne hoje ka ngjyre si ebaniti ne refleks blu
Eshte shume i shijshem ,nuk ka arome te ndjeshme dhe merr ngjyre te kuqerremte kur vilet,Nuk ngrin shpejt dhe kur ngrin eshte shume kokrrizor,ne ngrirje me ngjyre te kafejte

Bima e mentes -rritet masivisht ne zonat fushore dhe kodrinore -njihet mire si bime shume mjaltese dhe per shijen teper te vecante ,vete bima eshte e shkurter rreth 20-30 cm me lule te bardha te vogla por te dendura,Aroma e bimes ka eren e forte te mentes lulezon gati mbi 1 muaj,gjethet e bimes kane nje nuace si bronx ka te njejten kohe lulezimi me gjembin e verdhe dhe blu dhe mjalti merr karakteristikat e te dy bimeve-Bletet e mija jane ne kete zone

Rigoni eshte tashme bime e njohur gjithandej ,kjo bime ne kete treve eshte e perhapur kudo lulezimi i saj fillon qe ne Maj dhe perfundon ne fund te qershorit ose dhe me vone edhe kjo bime korret per efekt te tregut nderkombetar

Ne zonat malore jane karakteristike dy bime te vecanta dhe shume mjaltese qe perkojne ne lulezim me muajin korrik




Mbrapsht në krye Shko poshtë
Aleksshehu
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : Lr

Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore Empty
MesazhTitulli: Re: Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore   Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore Empty15.01.12 12:46

Persh. une do thoja qe ne zonen time ka disa bime shume mjaltdhenese .do te permendja rigonin e eger,lojthata, terfili do te thoja qe te ne ne sk eshte shume i rendesishem mjalti i dushkut i cili fillon aty na filimi i qershorit . do te permendja qe vitin e kaluar ishte nje vit ku bletet paten nje shumim te madh fale ketyre bimeve por ehe te tjera qe nuk me kujtohen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore Empty
MesazhTitulli: Re: Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore   Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore Empty17.01.12 21:45

Zoti Aleks
Pershendetje
ju jeni nga zona e Skraparit dhe kjo zone nuk perfshihet ne zonen bregdetare apo prane detare ,sigurisht qe disa bime mjaltese ndodhen ne te dyja zonat por po me habit fakti se si mund te kete mjalte dushku,ky mjalt eshte mjalti i menjes qe njihet me kete emer nga populli i cili nuk eshte gje tjeter por jashteqitja e nje grupi insektesh te quajtur Afide ose morri i bimeve te njhorua nga populli>Jashteqitjet e morrit te bimeve jane te embla dhe mblidhen edhe nga bletet >Ky fenomen vecanerisht ndodh ne vitet me temperetatura te larta dhe me lageshtire qe favorizojne si rritjen e bimes ashtu dhe te Afideve>Ky mjalte nuk duhet lavderuar
Pashuni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Aleksshehu
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : Lr

Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore Empty
MesazhTitulli: Re: Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore   Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore Empty17.01.12 22:09

Persh. pse nuk eshte i mire ky mjalt?une e permendja ate si nje lloj burim mjalti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore Empty
MesazhTitulli: Re: Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore   Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore Empty25.01.12 19:16

PERSHENDETJE Z ALEKS

Per te sqaruar me tej ne lidhje me kete mjalt dhe nga cilet bime e mbledh bleta

Ka dy lloje mjaltrash qe ne bote njihen me emrin mjalte pylli ne kete grup mjalti bejne pjese mjalti i menjes dhe mjalti i pishes

Mjalti i mënjës eshte i njohur gjeresisht ne Shqiperi dhe prodhohet nga jashteqitjet e embla te morrave te bimeve qe prekin veçanerisht druret si dushqet (te gjitha kategorite e lisave) lofata, shkurre si manaferra ose ferra etj,me pak kumbulla e disa bime te tjera qe kane me pak gjasa te infektimit me kete parazit

Mjalti i pishes

Edhe ky mjalt sigurohet nga jashteqitjet e insektit Marchalina hellenica qe paraziton ne pishat si Pinus brutia Pinus halepensis Pinus sylvestris Pinus pinea
Bleterritesit infektojne pyjet e pishave me kete parazit per te perfituar nga jashteqitjet e saj te embla qe mblidhen nga bletet
Per rastin e dyte do te ishte fatale infektimi i pishave ne vendin tone pasi ato demtohen seriozisht nga ky parazit,pasi ne Greqi pyjet e pishave vuajne seriozisht nga ky infeksion te cilin e perhapin bleterritesit per intesresin e prodhimit te mjaltit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ndriçim Çepa
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : Thane, 40m mbi nivelin e detit

Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore Empty
MesazhTitulli: Re: Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore   Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore Empty02.10.16 21:42

Pershendetje Z. Pashun, duke lexuar materialin qe ju keni postuar me beri pershtypje dicka. Un jam nje bletar i ri, kam gjithsej 4 familje blete, deshiren per blet e kam pas qe para shum vitesh. Doja te thoja qe ne vendin tim ka shum xana ( gjineshta) aq sa kur lulezon zverdh mali nga lulet por ne nje liber qe kam lexuar thuhej qe bleta nuk mundet ta nxjer dot nektarin nga lulet e xanes sepse lulet e xanes e kan pistilin e gjate. Mos ndoshta materiali ka qen i pasakte dhe un sjam i sigurt se nuk e kam ven re dicka te till. Ky eshte viti im i pare me blete, ju faleminderit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore Empty
MesazhTitulli: Re: Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore   Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore Empty07.10.16 18:52













edhe tek ne ka shume Xane,(gjineshter,gjeshter) emri shkencor spartium junceum nuk njihet per bime mjaltese dhe per polen,bletet nuk e preferojne te vizitojne kete bime,une e kam ndjekur me shume vemendje megjithese eshjte bime nderpllenuese dhe vetepllenuese ka gjasa te vizitohet ose nga bletet e vetmuara ose nga bombuset ,mundet dhe nga isekte te nates .Por mund te ndodhe qe te vizitohet nga bletet ndoshta ne shume vjet vetem ne nje vit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ndriçim Çepa
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : Thane, 40m mbi nivelin e detit

Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore Empty
MesazhTitulli: Re: Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore   Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore Empty12.10.16 12:33

Smile Falemimderit per informacionin Z. Pashun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore Empty
MesazhTitulli: Re: Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore   Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bimet mjaltdhenese te Shqiperise jugperendimore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Bimët (flora) mjaltë dhe pjalmëdhënëse - kullotat e bletëve :: Bregdetare (pranëdetare)-
Kërce tek: