| Ne çraport duhet te jete bletorja me mjedisin per efekte prodhimi? | |
|
|
Autori | Mesazh |
---|
Pashun Memisha Anëtarë i plotë

 | Titulli: Ne çraport duhet te jete bletorja me mjedisin per efekte prodhimi? 13.10.11 21:15 | |
| Pak kush nga bleterritesit -bletaret(une jam per perdorimin e te dy emrave per te pasur nje gjuhe me te pasur) ka gjykuar ose mendon se sa siperfaqe kullosore i duhet nje zgjoi qe ai te jete efektiv pra te mbijetoje dhe sa siperfaqe kullosore i duhen asaj per te dhene prodhim mjalti edhe per ne .Kjo gje eshte e veshtire per tu percaktuar por disa parime duhen njohur te marredhenieve blete-kullote -Se pari ne cmjedis kullosor gjendet zgjoi - ketu duhet patur parasysh a ka bime potencialisht mjaltese ne territorin e saj Cila eshte largesia nga zgjoi e ketyre bimeve mjaltese -Cili eshte sezoni i i lulezimit te bimeve mjaltese -Sa mjalt konsumon vete zgjoi ne sezonin e prodhimit -Cilat jane temperetaturat e nates dhe te dites ne sezonin qe pretendojme te marrim mjalte -Si duhet te veprojme kur kemi nje bletore me 100 zgjoj -cili eshte rendimenti prodhues per 1 ha i kullotes ku ne kemi zgjoin
Po jap disa te dhena a-1 ha terfil jep 50-150 kg mjalte b-temperatura duhet te jete rreth vlerave te 27 grade c-Rentabiliteti i fluturimit jo me shume se 2 km
Do te doja te shprehnit mendimin tuaj si do te vepronit per nje bletore duke ju referuar pyetjee dhe te dhenave te mesiperme diskutimin do ta bejme bashkerisht Pashuni - Gjirokaster | |
|
 | |
Pashun Memisha Anëtarë i plotë

 | Titulli: 2-ne ç'raport duhet te jetë bletorja ne raport me mjedisin per efekte prodhimi 16.10.11 22:47 | |
| 2-Ne ç’raport duhet të jetë bletorja me mjedisin per efekte prodhimi Le të analizojme zgjoin (nje zgjiua normal prodhimi) ne raport me siperfaqen , do te supozohen rrethore per lehtesi te te kuptuari Po qe se hamendësojme se kemi nje siperfaqe vetem 1 hektar terfil rrezja e kësaj siperfaqe eshte përafërsisht 56.5 m pra zgjoi gjindet ne qender te rrethit Kemi thene se bleta eshte rentabile ne largesine prej 2 km pra rrezja e siperfaqes qe bleta duhet te kontrolloje eshte 2 km dhe siperfaqja kullosore eshte 4 km katrore ,1 km katrore ka 100 ha ,bleta ne kete rast kontrollon 400 ha .Kjo siperfaqe le te hamendësojmë eshte e gjitha terfil dhe nje vit ku terfili eshte i begate me nektar do te jepte nje prodhim prej 400 kv mjalte (mora si shembull 100 kg /ha ) Ne kete rast zgjoi do te jepte kapacitetin e vet maksimal per dy vjelje rreth 40 kg Terfili zakonisht ka nje sezon deri ne 60 dite lulezim qe kuptohet se bleta si depozite mjalti do te llogaritet ne kohe rreth 25 dite qe perkon me temperaturen e permendur .,ketu ne Gjirokaster zakonisht eshte 15Maj-10Qershor Mbas kesaj periudhe terfili ka mbaruar ciklin e lulezimit dhe eshte ne frutifikim(Kuptohet qe nuk eshte kaq fiks per arsye te levizjes se temperaturave dhe reshjeve) Zgjoi mesatarisht konsumon 2 kg mjalte per nevoja te veta per sezonin në të cilin terfili lulezon (10Pril-10Qershor) pra I nevojiten 120 kg mjalte Gjithsej zgjoi ka grumbulluar 160 kg mjalte dhe neqofte se e marrim në krahasim me prodhimin e nje ha terfil perafërsisht gjykojme se nje zgjoi i nevojitet vetem kjo siperfaqe kullosore ose diçka me teper nga 1-3 ha(varet nga rendimenti i supozuar nga 50 kg deri ne 150 kg mjalte /ha) -Nëqoftëse ikim me kete arsyetim siperafaqja prej 4km katrore do mbante nje bletore nga 133-400 zgjoj(varet nga rendimenti i supozuar nga 50 kg deri ne 150 kg mjalte /ha) (vazhdon per heren tjeter)
| |
|
 | |
Pashun Memisha Anëtarë i plotë

 | Titulli: 3-Ne ç'raport duhet te jete bletorja mjedisin per efekte prodhimi 17.10.11 21:42 | |
| Prodhimi nektarit te luleve eshte i ndikuar si nga mosha dhe kohëzgjatjen e lulëzimit si dhe nga faktorë të jashtëm, të tilla si, për shembull, modelet e motit, lagështia temperatura, dhe natyra e tokës. Më poshtë është një tabelë të disa bimëve të interesit dhe referenca të artikujve te bletarisë ne detaje per rendimentet e nektarit/ha 2. Geshtenja mbi 500 kg lulezimi –Maj-qershor 3. Akacia mbi 500 kg ‘ Prill-Maj 4. Jonxha 201-500 kg Maj-Shtator 5. Ekualipti mbi 500kg Qershor-Gusht 6. Luledielli 26-50 kg Qershor-Gusht 7. Rozmarina 101-200 kg Mars –Tetor 8. Trumza mbi 500kg Maj Te dhenat e mesiperme nuk jane te qendrueshme pasi rendimenti i tyre percaktohet nga faktoret e lartepermendur Keto te dhena u cituan per te orientuar bletaret qe kane bimet e lartepermendura ne kullotat e tyre per te gjykuar sikurse dhe terfili -Ne praktike rrall ndodh qe te kemi siperfaqe uniforme prandaj nje bleterrites duhet te gjeje dendesine e bimeve per njesine e siperfaqes ,kjo do te thote se sa siperaqe TERFILI KEMI NE NJE HA KULLOTE neqofetese kemi 1/5 do te thote se rendimenti i nektarit per nje ha (nga 50-150 kg/ha) do te jete pjestim per pese pra ne 4 km katrore do te kemi nga 27 deri ne 80 zgjoj Te mos harrojme se ne vite te vecanta terfili mund te mos jape nektarin e permendur mesiper,kjo vlen per te gjithe bimet e tjera,por detyra jone eshte qe te jemi ne pergjim me bletet tona edhe kur natyra jep edhe kur nuk jep Mund te japim shume detaje por e rendesishme eshte te arrijme ne keto konkluzione praktike: a-Bletorja (parku) per nje kullote te caktuar duhet te jete ne qender te saj b-Bletorja nga bletorja nuk duhet te jene me afer se 4 km vije ajrore c-dendesia (numuri i zgjojve ) do te llogaritet per cdo 4 km katrore d-Numuri i zgjojve per cdo 4 km katrore do te percaktohet nga raporti siperfaqe bime mjaltese me siperfaqen kullosore e-Bletaret nuk duhet te mbingarkojne kulloten me me shume zgjoj nga sa mund te percaktohet kapaciteti i saj F-Bletaret e mirefillte qe e kane bleten per nevoja ekonomike te mos tregohen doreleshuar ndaj atyre qe bletet i mbajne per sport apo per hobi (pasi demtohen)
| |
|
 | |
prishtinasi Anëtarë i plotë

Zgjua (koshere) : lr
 | Titulli: Re: Ne çraport duhet te jete bletorja me mjedisin per efekte prodhimi? 18.07.14 1:23 | |
| pershendetje te gjithve , mundet ndo kush te me ndimoj ne ket drejtim pasi un dua te nderoj apo dislokoj bletet ne nje vend tjeter me te gjer dhe me larg banimit por jo tashti por ne pranveren e hershme pasi tanu nuk ben , kam problemin e orjentimit apo vendosjen e kosherve ne drejtimin pasi konfiguracioni i terenit eshte ne pjerrtesi gjatsore lart nga jugu dhe posht nga veriu dhe eshte teren qe e godet ererat shum gjat dimrit pra kuptohet drejtimi i veriut mund ndo kush te me ndihmoj nga ti bej renditjen paralele ne drejtim te lindjes apo te verilindjes apo si profereohet qe hyrja e bletve ne koshere ne cilin drejtim eshte me i mir , besoj qe isha i qarte dhe me keni kuptuar se qfar deshta te pys ju faleminderit | |
|
 | |
Valon Mustafi Administrator


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)
 | Titulli: Re: Ne çraport duhet te jete bletorja me mjedisin per efekte prodhimi? 18.07.14 9:16 | |
| Pershendetje prishtinas.
Pozita me e pershtatshme e vendosjes se koshereve te bleteve eshte kah Juglindja.
Cdo te mire. | |
|
 | |
prishtinasi Anëtarë i plotë

Zgjua (koshere) : lr
 | Titulli: Re: Ne çraport duhet te jete bletorja me mjedisin per efekte prodhimi? 19.07.14 0:14 | |
| [quote="Valon Mustafi"]Pershendetje prishtinas.
Pozita me e pershtatshme e vendosjes se koshereve te bleteve eshte kah Juglindja.
Cdo te mire.[/quote valon faleminderit per pergjige mir po gja gjith seznes verore te gjitha bletet drejton per nektar nga veriu kuptohet gat sezonit te nektarit pasi kem livadhe ,bagreni dhe pisha ne at drejtim. pytjen e kam a i pengon hyrja te jet nga veriu gjat dimrit | |
|
 | |
Valon Mustafi Administrator


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)
 | Titulli: Re: Ne çraport duhet te jete bletorja me mjedisin per efekte prodhimi? 19.07.14 7:46 | |
| Perderisa rrihet nga ererat e veriut gjate sezonit te dimrit, atehere vendosje e koshereve me hyrjen kah veriu s'eshte e preferueshme. | |
|
 | |
Ledoja Bletari Dejes Anëtarë i ri

Zgjua (koshere) : 35
 | Titulli: Re: Ne çraport duhet te jete bletorja me mjedisin per efekte prodhimi? 26.07.14 22:31 | |
| pershendetje kohet e fundit eshte shfaqur nje fenomen tek bletet ngjyra tradicionale e bleteve , ngj. e hirte po zevendesohet nga ngjy... e kuqe cfar po ndodh , a eshte nje problem per tu shqetsuar respekte.. | |
|
 | |
Pashun Memisha Anëtarë i plotë

 | Titulli: Re: Ne çraport duhet te jete bletorja me mjedisin per efekte prodhimi? 27.12.17 20:17 | |
| Per të të kthyer një përgjigje te sakte duhet të më kthesh një përgjigje-A keni futur mbreteresha te rracave te tjera ne parkun tuaj(qoftë të importuara) ose dikush tjeter prane jush? | |
|
 | |
Sponsored content
 | Titulli: Re: Ne çraport duhet te jete bletorja me mjedisin per efekte prodhimi?  | |
| |
|
 | |
| Ne çraport duhet te jete bletorja me mjedisin per efekte prodhimi? | |
|