Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.
Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.
Ju faleminderit!
B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Në disa rajone bletarët kanë probleme serioze me dëmtuesin e njohur si zarigoga (Merops apiaster). Ky shpend i rrallë dhe mjaft i bukur paraqet një ndër dëmtusit më të madh të bletëve. Ushqehet me insekte, më së shumti me bletë, prandaj me të drejtë e quajnë bletëngrënës. Në ditë ha 20-50 bletë.
Në ditët e ngrohta me diell ato nuk vërehen, sepse atëherë bletët i gjuajnë larg bletoreve, por kur moti është me shi, e veçanërisht pas shiut, atëherë gjenden rreth bletoreve ku ushqehen me bletë, të cilat kthehen nga kullota. Gjithashtu edhe amëzat nuk bëjnë përjashtim, të cilat gjatë çiftëzimit në fluturimin e tyre martesorë bëhen pre e këtyre zogjve.
Përndryshe zarigogat janë zogj shtegtarë dhe bëjnë pjesë në gjininë e dallëndysheve. Foletë e tyre i bëjnë në vende pothuajse të paarritshme, më së shpeshti në vende të larta ku gropojnë (çelin) vrima deri në 1 metër. Kujdesen shumë për të vegjëlit e tyre përderisa ata nuk fillojnë vetë të fluturojnë dhe ushqehen. Nga vetë emri i tyre kuptojmë se këto zogj ushqehen me bletë dhe si pasojë u shkakotojnë dëme të mëdha bletarëve, prandaj duhet së bashku të merren masa për parandalimin e tyre duke e ulur numri e këtyre zogjve në një nivel të kënaqshëm, por assesi të zhduket plotësisht.
bajrams Anëtarë i ri
Zgjua (koshere) : RL
Titulli: Re: Shpendët 28.12.11 22:52
Te falem nderit Valon per gjithe punen qe e bene. Une kam nje pyetje: Pulat a mund te jene rrezik per bletet, se shoh nganjehere qe pulat e kojshive gjinden pran koshereve?
Valon Mustafi Administrator
Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)
Titulli: Re: Shpendët 29.12.11 0:40
bajramsefedini shkruajti:
Te falem nderit Valon per gjithe punen qe e bene. Une kam nje pyetje: Pulat a mund te jene rrezik per bletet, se shoh nganjehere qe pulat e kojshive gjinden pran koshereve?
Nuk besoj Bajram, pulat me sa e di une nuk hane blete
fitimthaqisibovc Anëtarë i plotë
Zgjua (koshere) : L R
Titulli: Re: Shpendët 07.02.13 20:08
shpendet qe i domtojn blet,me emrin e quajtur zari goga .un fitim thaqi per qdo pranver i vraj deri 15 zogj,ne qdo pranver ,qe tri vjet ikam zbulue ,keta zogj dhe ju rrij gati e marr nji muj pushim ne pun dhe llovaqken ne dor gjith diten pran bletores jam non stop.per ndryshe skam blet.ju pershendet fitim thaqi sibovc
ruzhdi Anëtarë i ri
Zgjua (koshere) : DB LS
Titulli: Re: Shpendët 20.10.13 23:14
qfar asht kjo dhe akeni has ne ta se tek un nje shoqeri e kishte mbyt ket far sendi
Demtusit e bletve nga keta zogj.te ashtu quajtur zari goga
prishtinasi Anëtarë i plotë
Zgjua (koshere) : lr
Titulli: Re: Shpendët 25.07.15 0:51
Pershendetje.Tem e qelluar se po besoj qe nje problem e kam edhe un ndoshta te ngjashem.un i kam ndar bletet dhe i kan pas amat mir por mas disa ditve diku nga dita e 8 apo 9 ma si kam gjet ne koshere.a mundet qe ne dalje per fekondim mi ka ngren diqka amat , apo e kan humb adresen e kosheres dhe me sjan kthyer ne koshere mund te me jap nje pergjigjie. por pas disa ditve kan pas vez te reja por ne sasi te vogla dhe te gjith a kan qen te qrregullta dmth vez te brumbujve apo mashkujsh.si mund te veproj un ju faleminderit per kohen.
MELEQ MUÇI Anëtarë i ri
Zgjua (koshere) : KOSHERE
Titulli: Re: Shpendët 30.08.15 16:36
Po grerzat (arzat) me se mund ti luftojme pasi jane nje problem vertet shqetesues? faleminderit
maksim duro konispol Anëtarë i ri
Zgjua (koshere) : prodhimi elbasanit
Titulli: Re: Shpendët 23.03.16 15:29
prishtinasi shkruajti:
Pershendetje.Tem e qelluar se po besoj qe nje problem e kam edhe un ndoshta te ngjashem.un i kam ndar bletet dhe i kan pas amat mir por mas disa ditve diku nga dita e 8 apo 9 ma si kam gjet ne koshere.a mundet qe ne dalje per fekondim mi ka ngren diqka amat , apo e kan humb adresen e kosheres dhe me sjan kthyer ne koshere mund te me jap nje pergjigjie. por pas disa ditve kan pas vez te reja por ne sasi te vogla dhe te gjith a kan qen te qrregullta dmth vez te brumbujve apo mashkujsh.si mund te veproj un ju faleminderit per kohen.
pershendetje.. un nuk kam shum pervoj pune..por me kaq sa lexova ,kuptova qe ,kur i ke ndar bletet,kan celur amat,kan dale per fekondim dhe per shum arsye ,nuk jan kthyer ne koshere,me se shumti tek ne ne jug i han grerza ne ajer....dhe me vone pasi ti nuk i ke cuar korrnize me pjellje te re nga nje blete tjeter,meqellim qe te krijoje mbreteresh ,tek blet e tua e ka marre fuqine ose komanden"punetorja "e cila e fillon pjell rregullt dhe pjell mashkull gje qe con ne degradimin e sigurt te familjes . kalofsh mire