Dje ne dt 25|10| 2013 nje grup prej pese vetash antare te shoqates te qarkut Korce beme nje vizite ne panairin qe u zhvillua ne qytetin e Manastirit. Ne kete vizite moren pjese kryetari i shoqates z Gezim Skerma anetare z Medi Oranlli Gezim Halimi Eugen Skerma dhe Genti Benga.Vizituam te gjitha tavolinat e bletareve , midis tyre takuam kryetarin e shoqates te bletareve te Manastirit z Mende trajkovski.Na ndihmoj shume ne perkthimin e gjuhes maqedonase nje shqipetar nga SHkupi z Ismail qe e falenderoj shume.Beme dhe disa takime biznesi, pame nga afer dhe dy xhamite e hershme te qytetit te Manastirit,por nuk mund te linim pa vizituar dhe muzeun ku u mbajt kongresi i Manastirit. Atje takuam drejtorin e muzeut z Gazmend Hoxhaj te cilin e falenderoj shume.Beme disa foto midis miqsh ,mesuam me shume per kongresin e Manastirit,dhe u larguam nga ky qytet me pak shqiptare por me shume histori shqiptaresh.