B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Vjelja e mjaltit

Shko poshtë 
+2
Valon Mustafi
Shpetimi
6 posters
AutoriMesazh
Shpetimi
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri




Vjelja e mjaltit Empty
MesazhTitulli: Vjelja e mjaltit   Vjelja e mjaltit Empty20.01.11 16:51

Kur duhet ,kur esht koha me e mir per ta nxjerr mjalten nga Koshiqja dhe sa duhet qe te Lam ne koshiqe per blet qe te ken ushqim Rezerv per Ket kam deshir te marr Njohuri me shum Ju Faliminderit .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

Vjelja e mjaltit Empty
MesazhTitulli: Re: Vjelja e mjaltit   Vjelja e mjaltit Empty21.01.11 0:04

VJELJA E MJALTIT

Duhet gjithmone te kemi parasyshe se egziston nje rregull e cila thote se mjalti duhet vjelur vetem atehere kurr eshte i maturuar (pjekur), d.m.th. kur hojet me mjalte ne mjaltore jane mbi 3/4 te siperfaqes se tyre te vulosura me vula dylli. Kjo si zakonisht ndodh disa dite pas kullotes, por neqoftese kullota eshte mjaft e bujshme dhe e begatshme me nektar, vulosja e mjalit mund te ndosh edhe gjate kullotes. Megjithatë ka edhe përjashtime, p.sh. mjaltin i mënjës, por dhe disa mjaltra tjerë nektarik, ndodh që bletët të mos i vulosin edhe pse arrinë maturimin e duhur.

Gjithashtu duhet te kemi parasyshe se kur realizojme vjeljen e mjaltit duhet te leme ne zgjua minimum 8-10kg mjalte. Nese sasia e mjaltit ne zgjua bie nen kete vlere, atehere kjo automatikisht ndikon negativisht ne shoqerite e bleteve; matka plotesisht nderpret pjellen, bletet detyrohen nje pjese te larvave dhe vezeve t'i hanë dhe mbysin me nje fjale pengohet zhvillimi normal i familjeve te bleteve.

Vjelja e mjaltit duhet te kryhet ne kohe te mire edhe atë kah ora 17-18. Nuk preferohet nxjerrja e mjaltit në orët e mengjesit ose gjatë ditës, sepse kjo i shqetëson bletët punëtore, të cilat pastaj e zvogëlojnë rendimentin për atë ditë. Duhet pasur kujdes të veçante gjate marrjes se mjaltit nga zgjuat, sepse mund te stimulohen grabitjet ne bletore, veçanerisht kur vjelja kryhet atehere kur ne natyre nuk ka kullote. Vjelja ne kohen e kullotes se mire eshte me e lehte, për arsyese bletet jane te angazhuara në grumbullimin e nektarit nga kullota.

Nëqoftëse kornizat me mjaltë i nxjerrim një nga një, atëherë duhet afër vetes të kemi edhe një magazinë ose mjaltore rezervë ku do t’i vendosim ato. Nëse në bletore kemi një numër më të madh të zgjuave, vjelja e mjaltit kornizë pas kornize është e vështirë dhe merr shumë kohë. Bletarët sot përdorin pajisje speciale – (diafragma) bletëpenguese me anë të të cilave lehtësohet mjaft procedura e vjeljes së mjaltit nga zgjuat e bletëve. Bletëpenguesja vendoset në mes mjaltoreve (syprinave, korpuseve për mjaltë) dhe kateve për pjelle (pjelltore, fole, korpuse për gjeneratë), ashtuqë ajo u lejon bletëve të kthehen në pjelltore, por u pengon atyre të ngjiten në mjaltore. Këto diaftagma vendosen 24 orë përpara se të vjelim mjaltin. Pas kësaj kohe gati të gjitha bletët janë tërhequr nga mjaltoret dhe vjelja bëhet me marrjen komplet të mjaltoreve me mjaltë nga zgjuat e bletëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
bajgora3
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
bajgora3



Vjelja e mjaltit Empty
MesazhTitulli: Re: Vjelja e mjaltit   Vjelja e mjaltit Empty02.02.11 16:49

Po e citoj Prof.Dr.Kristaq Thomo :
" PER NE SI BLETARE, QE ME ANE TE SHITJES SE MJALTIT, SIGUROJME TE ARDHURA DHE, NJEKOHESISHT, ME BLETEN NA LIDH PASIONI, FALSIFIKIMI I MJALTIT ESHTE ULJE E FIGURES TONE MORALE, AQ ME TEPER KUR PERDORET PER ILAQ OSE PER FEMIJET".

Eshte shume me rendesi qe ne si bletare te kemi kujdes qe kualiteti i mjates te jete i mire se vetem me kualitet do te kemi edhe shitje te suksesshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

Vjelja e mjaltit Empty
MesazhTitulli: Re: Vjelja e mjaltit   Vjelja e mjaltit Empty03.02.11 18:53

Plotesisht pajtohem Fatmir Wink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
gentrit sylejmani
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri




Vjelja e mjaltit Empty
MesazhTitulli: Re: Vjelja e mjaltit   Vjelja e mjaltit Empty11.02.11 17:28

Inderuari Valon un lexova nji shkrim tuajin ku kishe dhan nji sqarim te bukursa i perket vjeljes se mjaltit. Ju kishi than se koha me e mire eshte dikun nga ora 17--18. A nuk eshte koha ma e mire te fillohet dikun ne oret e paradrekes kah ora 10-11 kur pjesa dermuase e bletve punetore jan ne kullot,te cilat jan agresive dhe thumbojn.Kurse ne koshere jan bletet e reja te cilat jan me pak agresive.Une nuk kam provu vjeljen ne ket koh ndoshta eshte me mire, veq mu po me duket pak von nuk ka koh te mjaftuashme.
Qdo respekt genti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

Vjelja e mjaltit Empty
MesazhTitulli: --   Vjelja e mjaltit Empty11.02.11 19:14

gentrit sylejmani shkruajti:
Inderuari Valon un lexova nji shkrim tuajin ku kishe dhan nji sqarim te bukursa i perket vjeljes se mjaltit. Ju kishi than se koha me e mire eshte dikun nga ora 17--18. A nuk eshte koha ma e mire te fillohet dikun ne oret e paradrekes kah ora 10-11 kur pjesa dermuase e bletve punetore jan ne kullot,te cilat jan agresive dhe thumbojn.Kurse ne koshere jan bletet e reja te cilat jan me pak agresive.Une nuk kam provu vjeljen ne ket koh ndoshta eshte me mire, veq mu po me duket pak von nuk ka koh te mjaftuashme.
Qdo respekt genti.

Pershendetje Genti.

Ajo eshte koha me e pershtatshme per vjeljen e mjaltit, por megjithate, kur kemi numer me te madh kosheresh kuptohet qe atehere duhet t'i pershtatemi situates.

Duhet t'a kemi parasyshe se vjelja-nxjerrja e mjaltit nga kosheret e bleteve paraqet nje situate stresuese per bletet. Prandaj neqoftese vjelja behet para dreke, ajo dite bleteve u shkon huq, d.m.th. ate dite bletet do te dalin shume pak ne kullote.

Tung.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
rifat
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri




Vjelja e mjaltit Empty
MesazhTitulli: Re: Vjelja e mjaltit   Vjelja e mjaltit Empty13.04.11 13:41

tung pershendetje ne rifati

si munnd te behet ndrrimi i hojav te zeza kur ka vez ne ta a mundmi me shti hojen e re
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Diotima
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
Diotima



Vjelja e mjaltit Empty
MesazhTitulli: Re: Vjelja e mjaltit   Vjelja e mjaltit Empty12.09.11 18:39

Metode Tradicionale e Vjeljes se Mjaltit ne Japoni:


1. https://youtu.be/IZldnd9wMLU


2 https://youtu.be/c_pKEn5WtLM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Vjelja e mjaltit Empty
MesazhTitulli: Re: Vjelja e mjaltit   Vjelja e mjaltit Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vjelja e mjaltit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vjelja e qumështit
» Kristalizimi i mjaltit
» Llogaritja e kostos së mjaltit
» KERKOJ INFORMACION TE PERGJITHSHEM MBI PRODHIMTARINE E MJALTIT.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Bleta dhe produktet e saj :: Produktet e bletëve :: Mjalti-
Kërce tek: