| Fillimi i trajtimit kunder varroas! | |
|
+12Albaniii zaplluxhani avni selmanaj nezir nitaj Gezim Halimi lendi Pashun Memisha Riad Morina Baki Valon Mustafi gafurrarifi bajgora3 16 posters |
|
Autori | Mesazh |
---|
bajgora3 Anëtarë i plotë


 | Titulli: Fillimi i trajtimit kunder varroas! 23.07.11 9:50 | |
| Ju pershendeti,
muaji korrik ofron shume pak kullose per bletet, ne fund te muajit korrik numri i varoes ne shoqeri e arin kulminacionin, termini i FUNDIT per fillimin e trajtimit kunder varoes eshte 1 gushti. Une fillova trajtimin me 20 korrik ( acid formik (milingonash), kontrollimin se sa varoa kane mbetur te mbytura e kontrolloi pas 7 diteve.
-- nese jane me pak se 5 copa atehere nderpritet trajtimi per dy jave pastaj perseritet -- nese jane me shume se 5 copa trajtimi perseritet -- nese jane me shume se 100 copa ajo shoqeri nuk e perjeton dimrin
Une i trajtoj me kete rregull dhe ka dy vite qe nuk kam pasur humbje gjate dimrit, kete trajtim e mesova nga instituti i bletarise, ne institut i kane 360 shoqeri dhe i trajtojne ne kete menyre.
Nuk e di a ka Kosove acid formik (60%), nese nuk ka atehere te trajtohen me ato mjete qe jane trajtuar me pare.
Ka shume menyra qe te trajtohen bletet kunder varoes, ky eshte nji propozim i imi nga pervoja ime qe e mesova ketu, kryesorje eshte te fillohet sa me pare me trajtim. | |
|
 | |
gafurrarifi Anëtarë i vjetër

Zgjua (koshere) : LR
 | Titulli: Re: Fillimi i trajtimit kunder varroas! 12.10.11 17:30 | |
| te pershendes ty Bajgor por deshta me sqaru trajtimin kunder varoes ne ket muaj qe e ke cek a eshte i demshum kunder larvave ne zgjua a i dom ton ne mas te madhe ky xeher se koft se i myt varoen ather e myt edhe larve e bletes kryesorja a bon dom me te mira nga Gafurri | |
|
 | |
bajgora3 Anëtarë i plotë


 | Titulli: Re: Fillimi i trajtimit kunder varroas! 23.10.11 20:02 | |
| Gafurr te pershendeti, te kerkoj falje qe nuk u lajmerova me heret po nuk pata mundesi. Acidi formik (milingonave) 60% nuk i damton bletet apo larvat, avulli i acidit e damton vetem varoen, trajtimi behet ne forme avullimi ( eshte nji avullues ku vendoset acidi dhe permes nji letre avullohet) ky avull i acidit i damton varoat. | |
|
 | |
Valon Mustafi Administrator


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)
 | Titulli: Re: Fillimi i trajtimit kunder varroas! 24.10.11 0:43 | |
| Trajtimi me acid formik mund te kryhet duke vendosur acidin formik ne lecka pambuku mbi korniza, nen tavanin mbulues te koshereve. Kjo menyre eshte mjaft efikase, praktike dhe e sigurt.
| |
|
 | |
bajgora3 Anëtarë i plotë


 | Titulli: Re: Fillimi i trajtimit kunder varroas! 24.10.11 21:15 | |
| Sigurisht qe ben edhe me lecka pambuku, por mangesia eshte qe nuk mund te kontrollohet sasia e avullimit e acidit formilk, nese avullohet shpejte etehere eshte shume e mundshme qe te demtohet ama, avullimi duhet te kontrollohet ne baze te temperatures se jashtme. | |
|
 | |
gafurrarifi Anëtarë i vjetër

Zgjua (koshere) : LR
 | Titulli: Re: Fillimi i trajtimit kunder varroas! 25.10.11 11:21 | |
| ju falenderoj per pergjeje
| |
|
 | |
Baki Anëtarë i plotë

Zgjua (koshere) : LR
 | Titulli: pershendetje nga Bakiu 12.03.13 14:28 | |
| deshta nje pyetje se mesiguri qe keni edhe pergjigjeje se per bletaret me pervoj siq eshte valoni e shum eshum te tjer. gjat muajit mars-prill me qka me kishi preferuar ti trajtoj bletet kunder varroas ju falemnderit dhe ju uroj te gjithve sukses ne bletari. | |
|
 | |
Valon Mustafi Administrator


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)
 | Titulli: Re: Fillimi i trajtimit kunder varroas! 12.03.13 15:45 | |
| - rrezja shkruajti:
- deshta nje pyetje se mesiguri qe keni edhe pergjigjeje se per bletaret me pervoj siq eshte valoni e shum eshum te tjer.
gjat muajit mars-prill me qka me kishi preferuar ti trajtoj bletet kunder varroas ju falemnderit dhe ju uroj te gjithve sukses ne bletari. Separi trego me cfar dhe kur i ke trajtuar bletet. Neqoftese i ke trajtuar me acid oksalik nuk ka aspak nevoje qe bletet ti trajtosh ne periudhen pranverore. Cdo te mire. | |
|
 | |
Baki Anëtarë i plotë

Zgjua (koshere) : LR
 | Titulli: Re: Fillimi i trajtimit kunder varroas! 13.03.13 12:42 | |
| po Valon un i kam trajtuar bletet me shtapiq tri jav i kam lene ne koshere shatpiqet e pastaj i kam trajtuar me pika ate ne vjesht e un nuk e di se ku munt te gjej ne kosov acid oksalik se te kam percjell me nje video se si e ke perdorur dhe mendoj se edhe un do ta aplikoj atë dhe pasi qe tash ne pranver mendoj se duhet mej trajtuar me diqka nese ke mundsi te me ndihmosh te falenderoj shum. | |
|
 | |
bajgora3 Anëtarë i plotë


 | Titulli: Re: Fillimi i trajtimit kunder varroas! 14.03.13 22:41 | |
| Ju pershendeti, trajtimi i fundit duhet te behet me se voni ne muajin dhjetor, nese don me vjele mjalte e me e perdore atehere mos i trajto me kurgja, perndryshe mjalta dhe dylli do te kene permbajtje te barnave qe i ke perdore (hulumtime te institutit bletar). | |
|
 | |
Riad Morina Anëtarë i ri

Zgjua (koshere) : 74
 | Titulli: Si duhet ta trajtojm Bleten gjat muajit Prill? 13.04.13 22:26 | |
| Pershendetje per te gjith Bletaret e forumit, Ne gjithmon kekrojm nga administratoret qe jan pergjegjes per kete ueb faqe qe temat te preken zakonisht ne kohen ne kur jemi tani, gjate muajit prill asnje postim per trajtimin e Bletes, une kerkoj personalisht po besoj qe edhe te tjeret don te informohen per trajtime te metutjeshme. Kisha dasht qe pergjigjejet te jene prej personave qe kan njohuri te niveleve te larta te pergjigjen ne kete teme. Falimderit Riad MORINA
| |
|
 | |
Pashun Memisha Anëtarë i plotë

 | Titulli: Re: Fillimi i trajtimit kunder varroas! 06.05.13 21:26 | |
| Pershendetje Riad ne lidhje me kerkesen tuaj per trajtimin e bleteve sipas sezoneve te ndryshme duhet me pare te di se kur saktesisht eshte sezoni i mjaltit,pasi gjithshka varet nga pergatitja e bletes per te qene e gateshme te siguroje maksimumin e kolonise Pasi tek ne ne Gjirokaster ne fund te muajit prill duhet me patjeter qe zgjoi te kete rreth 8 e me shume korniza me pjellje pasi dihet se sezoni i mjaltit fillon rreth dates 15-20 Maj Prandaj do desha te di te te kthej pergjigje te sakte Pashuni Gjirokaster | |
|
 | |
lendi Anëtarë i ri

Zgjua (koshere) : LR
 | Titulli: Re: Fillimi i trajtimit kunder varroas! 10.11.13 15:44 | |
| Pershendetje Ju lutem nje pergjigje, Kontrollova bletet sot dhe ne disa koshere kisha humbje te madhe te bleteve, vura re se kishin shum rriqer. Cfar preparati me sugjeroni te perdor? | |
|
 | |
Gezim Halimi Anëtarë i plotë

Zgjua (koshere) : LR
 | Titulli: Re: Fillimi i trajtimit kunder varroas! 11.11.13 7:01 | |
| Pershendetje Lendi; Te keshilloj te lexosh me shume per acidin oxalik,te shfletosh te gjitha faqet e ketij forumi,dhe cdo shkrim qe ka lidhje me bleten. Patjeter qe do kesh rezultate shume te mira. Une personalisht po studioj librin , [jo vetem po e lexoj ] Bletaria bashkekohore te profesor z Fadil Kukleci. M e pak fjale i shkelqyer. | |
|
 | |
lendi Anëtarë i ri

Zgjua (koshere) : LR
 | Titulli: Re: Fillimi i trajtimit kunder varroas! 11.11.13 21:15 | |
| Faleminderit Gezim. Librin e profesorit e kam dhe gjithnje e studjoj, por vjeljen e mjaltit te mares (tepricen) do e bej me von se akoma blete punojn shum e se kan formuar lemshin dimeror, pyes per ndonje preparat te ri qe mos jet i demshem ne mjalt. | |
|
 | |
nezir nitaj Anëtarë i plotë

Zgjua (koshere) : LR
 | Titulli: Re: Fillimi i trajtimit kunder varroas! 11.11.13 22:14 | |
| - lendi shkruajti:
- Faleminderit Gezim. Librin e profesorit e kam dhe gjithnje e studjoj, por vjeljen e mjaltit te mares (tepricen) do e bej me von se akoma blete punojn shum e se kan formuar lemshin dimeror, pyes per ndonje preparat te ri qe mos jet i demshem ne mjalt.
Pershendetje Landi Te gjitha preparatet " demtojn " mjaltin , kush me pak e kush me shum . Landi, nese ke kohe dhe mundesi , na sqaro se si eshte nje vit i bletarise aty te ti. cilat jane kullosat kure fillon pjella, gjenerata e kure perfundon . kure dhe me qfare preparate zakonisht e luftoni varoan. | |
|
 | |
nezir nitaj Anëtarë i plotë

Zgjua (koshere) : LR
 | Titulli: Re: Fillimi i trajtimit kunder varroas! 11.11.13 22:45 | |
| - bajgora3 shkruajti:
- Sigurisht qe ben edhe me lecka pambuku, por mangesia eshte qe nuk mund te kontrollohet sasia e avullimit e acidit formilk, nese avullohet shpejte etehere eshte shume e mundshme qe te demtohet ama, avullimi duhet te kontrollohet ne baze te temperatures se jashtme.
Pershendetje Bajgora. Cila eshte sasia e acidit formik per nje trajtim dhe ne sa kate eshte shoqeria ne momentin e trajtimit Pastaj , nuk po kuptoj kur thua qe menyra e trajtimit qe ben Valoni eshte e manget sepse sasija e avullimit te acidit formik eshte e pa kontrolluar perkunder menyres qe ben ti. Ku eshte dallimi ? | |
|
 | |
bajgora3 Anëtarë i plotë


 | Titulli: Re: Fillimi i trajtimit kunder varroas! 14.11.13 22:32 | |
| Pershendetje Nezir, per nje shoqeri njikateshe ( shoqeri e forte) perdoren 40 ml te acidit formik, per dy kate 60 - 80 ml, mvaret se sa eshte shoqeria e forte. Nezir, ne pika te shkurta u mundova qe te tregoj perparsin e avulluesit qe e perdori ka disa vite, eshte praktik dhe ka rezultate shume te mira kunder varoes, sa i perket trajtimit me lecka pambuku, edhe une ne fillim i kam trajtuar me copa shpuze kuzhine por nuk kam pasur rezultate te mira, une nuk them se eshte keq trajtimi me lecka pambuku por trajtimi me avullues per mua eshte me efikas. https://www.youtube.com/watch?v=3RVkDpU5G_8&feature=c4-overview&list=UUzkfVLy3b7BCYmHf3oZh08Q | |
|
 | |
nezir nitaj Anëtarë i plotë

Zgjua (koshere) : LR
 | Titulli: Re: Fillimi i trajtimit kunder varroas! 17.11.13 20:41 | |
| Faleminderit Bajgora
Edhe nje pyetje - per sa dite avullohet sasija prej 80 ml ? | |
|
 | |
bajgora3 Anëtarë i plotë


 | Titulli: Re: Fillimi i trajtimit kunder varroas! 17.11.13 22:13 | |
| Avulluesi vendoset per dy kate me 80 ml. acid formik, avulluesi mbetet per 7 dite ne shoqeri dhe me pas largohet, nese eshte avulluar krejt mire,po edhe nese ka mbetur pak duhet te largohet se pas gjdo trajtimi duhet te ushqehet lengshem shoqeria (3-5L.). Trajtimi eshte efikas vetem nese percillet numri i varoes qe ka mbetur ne fund te sandeku. Pas dy javesh une do ti trajtoj shoqerite me acid oxalik 3,5 %, pas dy javesh eshte e sigurte qe nuk ka me veze dhe trajtimi eshte efikas pa u damtuar bletet. Nezir te pershendeti! | |
|
 | |
nezir nitaj Anëtarë i plotë

Zgjua (koshere) : LR
 | Titulli: Re: Fillimi i trajtimit kunder varroas! 18.11.13 20:52 | |
| Un ne fillim te gushtit bletet i trajtoj me Thymovar . Por kete here vendosa qe ta zvogloj dozen e preparatit per nje te treten , qe i bie 10 gr. timol per nje shoqeri . Ka mesi i shtatorit verejta se ne 3 shoqeri kishte prezence te varoas , meqenese pjella ishte zvogluar ne minimum rriqrat kishin dal ne shesh. Vendosa te bej nje trajtim me acid formik , trajtova 10 shoqeri me acid formik 65% me nje sasi prej 25ml per nje shoqeri. Ne 3 shoqerite ne fjale rezultati ishte shum i mire ndersa ne 7 te tjerat numri i rriqrave ne dysheme ishte minimal dhe me kaq e perfundova eksperiencen time te pare me acid formik. Ketu nje shishe prej 400ml. acid formik 85% e bleva me 6 euro , qe mu duk se ishte relativisht shtrnjt. Bajgora - me qfare qmimi e siguron ti acidin formik ? Pershendetje | |
|
 | |
bajgora3 Anëtarë i plotë


 | Titulli: Re: Fillimi i trajtimit kunder varroas! 18.11.13 21:32 | |
| Mesi i muajit shtator eshte shume vone per trajtimin e pare me acid formik, trajtimi i pare behet me se voni me 1 gusht, gjdo varoa e mbytur ne gusht = 100 copa me pak ne shtator. Mjatla e fundit vjelet ne fund te muajit korrik, per ate pak mjalte qe mblidhet ne gusht nuk ka llogari qe te rrezikohen bletet. Nezir a ka avullues te acidit formik ne Kosove? Qmimi per nji liter acid formik eshte 5,90 €. Pershendetje | |
|
 | |
nezir nitaj Anëtarë i plotë

Zgjua (koshere) : LR
 | Titulli: Re: Fillimi i trajtimit kunder varroas! 18.11.13 22:26 | |
| Nuk po di se sa jemi kuptu . Po e perseris edhe nje here .Gjashte vitet e fundit bletet i trajtoj vetem dy her ne vit , me 1 gusht me Thymovar dhe ne fund te nentorit me acid oksalik . Kete vit acidin formik e perdora si plotesim apo korigjim i gabimit eventual qe kisha bere me zvogelimin e dozes se preparatit Thymovar. Shumica e bleteve kan ngelur vetem me trajtimin e pare me thymovar dhe tash ne nentor do e shof se cili ka qene rezultati pasi te bej trajtimin me acid oksalik. Ketu vjelja e fundit eshte ne mes te korrikut dhe ketu gjithqka perfundon sa i perket kullosave.
Ndersa un mendoj qe nje rriqer nuk mund te rritet brenda nje muaji per 100 por per shum shum her me pak . Po, ka avulluese perafersisht te ngjashme me ate qe perdor ti , qmimin nuk e di , un e kam perdorur metoden me lecka te pambukut . Bajgora - me qfare koncentrimi , perqindje ka acidi formik qe e blene 1 liter 5.90 euro? Faleminderit | |
|
 | |
bajgora3 Anëtarë i plotë


 | Titulli: Re: Fillimi i trajtimit kunder varroas! 19.11.13 21:53 | |
| 1 liter acid formik 60% 5,90€, kur te llogaritet qe mund ti trajtojme 20 shoqeri atehere qmimi eshte i volitshem. Sipas hulumtimeve te fundit trajtimi me acid formik eshte me i preferuari, ka rrezultate te mira kunder varoes dhe nuk ka mbetje ne dyll dhe mjalte. Pershendetje | |
|
 | |
avni selmanaj Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR
 | Titulli: Re: Fillimi i trajtimit kunder varroas! 20.11.13 17:11 | |
| Pershendetje te nderuar anetare te forumit .
Qdo here kur lexoj shkrimet per trajtim te varrose me preparat kimike Thymovar dhe Acid formik ndjeje nje emocion te veqant dhe kursesi nuk mundem qe te besoje se perse ne Peje dhe Deqan jemi ashtu te themi te anashkaluarnga kjo menyre e trajtimit te varose ne bletoret tona me keto preparate .Ndosha kjo ndodhe per faktin qe biznismenet tane qe ofrojne preparate per momentin i kane interesat e tyre ne keto preparatet qe ata i ofrojne per momentin (shirita kartoni ,ne muajn prill dhe Korrik si dhe tymim rreth dates 20 tetot ).Nuk mundem te themi se nuk jane efikase menyrat qe ne i perdorim per trajtimit ,mirpo problemi qendrone ne ate se une nuk e di se me qfare preparati i trajtij pasi qe ne paketime qe ne na ofrohen pos aromes qe munde ta nuhasim ne to nuk munemi qe te lexojme asgje pasiqe dhe nuk shkruan ase gje,pra nuk ka informacion rreth preparatit .
Poqese ndokushe nga kole e forumit mundet per te na ndihmuar me furnizim me Thymovar dhe aparatin per perdorim dhe Acid formik une jame i interesuar per kete ,besoj qe do te kete leverdi ekonomike per te gjithe .
Ju faliminderit per mirkuptim dhe pershendetje nga Deqani | |
|
 | |
Sponsored content
 | Titulli: Re: Fillimi i trajtimit kunder varroas!  | |
| |
|
 | |
| Fillimi i trajtimit kunder varroas! | |
|